Për herë të parë një kantier ndërtimi rrethohet me mure të larta dhe me tela, që ngjan si një burg i sigurisë së lartë. Report Tv sjell pamjet nga kantieri i ndërtimit në bregdetin e Velipojës, aty ku ndërtuesi dhe botuesi pranë familjes Berisha, Bashkim Ulaj po ndërton resortin ‘Aba Blue Borgo’.
Resorti që po bëhet nga kompania Gener 2 shtrihet në një sipërfaqe prej 147.2 hektarësh është kundërshtuar me forcë nga banorët e zonës, për shkak të problemeve me pronësinë e tokës. Punimet ka nisur që në shkurt, por ditët e fundit është vërejtur “fortifikimi” me mure të larta.
Kjo masë mbrojtëse duket se është marrë pas protestave të vazhdueshme të banorëve të Rrjollit, të cilët pretendojnë se tokat e tyre janë grabitur me dokumente false nga ish-zyrtar i cili më pas ia ka shitur kompanisë ndërtuese.
Banoret kanë bërë padi në SPAK e cila e delegoi çështjen në prokurorinë Shkodrës por deri më tani s’ka asnjë zhvillim, ndaj punimet kanë vijuar normalisht.
Banorët kanë thirrur protestë kombëtare të shtunën më 13 qershor, ora 11:00. Organizatori i protestës, Prek Molla tha se shumë njerëz nga Shqipëria do t’i bashkohen vendasve në Rrjoll për të shembur gardhin me gjemba ashtu si në Zvërnec.
“Do të vijnë shumë njerëz nga e gjithë Shqipëria për ti dalë në ndihmë rrjollorëve, pasi u bë dhe gardhi si në Zvërnec. Atje e hoqën gardhin kurdë në vend që në Rrjoll të hiqen telat me gjemba, atje i vunë. Ditën e shtunë besoj se ai mur, ai burg do të shembet. Ata po punojnë, nuk e kuptoj pse, por janë të lidhur me qeverinë”, tha ndër të tjera Prek Molla.

Foto e projektit të resortit luksoz
Komente






SI KA MUNDESI PRONA ESHTE E BANOREVE ME LETRA.,,,.AI HYN DHE E ZE ME FORCE..MERRNI ARMET DHE QELLONI...SHTETIN E KENI KUNDER....
Përgjigju