PRISHTINË, 8 Qershor /ATSH/.- Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, theksoi sot se "do të shtojmë sigurinë e investitorëve dhe me strategjinë e re do të përmirësojmë klimën e re të biznesit. Do të mundësojmë që përmes kësaj platforme të ndihmojmë në dialogun me bizneset".
Gjatë fjalës në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, Mustafa tha se "përmes këtij këshillimi do të ndihmojmë në rritjen e investimeve në vend".
Sipas tij, ekonomia e Kosovës ka pasur normë të rritjes në vend, por kjo normë nuk arrin të ulë numrin e të papunëve në vend".
Po ashtu, në këtë këshill po marrin pjesë përfaqësues nga komuniteti biznesit, AKB, Oda Amerikane dhe ajo e Kosovës, si dhe përfaqësues ndërkombëtarë.
"E mirëpresim angazhimin dhe debatet për krijimin e klimës së përshtatshme të ambientit të biznesit", tha Samuel Zhbogar shef i BE-së në Kosovë./Kosovapress/k.s/