Kryeministri Isa Mustafa, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, mirëpriti sot, miratimin e propozimit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit për Kosovën nga ana e Komisionit Evropian dhe vlerësoi se "ky vendim sot është një hap i parë dhe i rëndësishëm drejt nënshkrimit të MSA-së, si mekanizëm kontraktual ndërmjet Kosovës dhe BE-së".
"Sot, Qeveria e Republikës se Kosovës, shpreh mirënjohjen dhe falënderimin më të lartë, për të gjithë partnerët e Kosovës, për Bashkimin Evropian, për qeveritë e vendeve anëtare, për përkrahjen e tyre që Kosova të jetë pjesë e familjes së madhe evropiane", thuhet përmes një njoftimi për shtyp të kryeministrisë kosovare.
"Qeveria e Kosovës zotohet se do të jetë partnere serioze në këtë udhëtim të përbashkët, të mbështetur në vlerat evropiane, dhe se do të kryejë me përkushtim dhe përgjegjësi të gjitha detyrat dhe obligimet, me synim, plotësimin dhe zbatimin e të gjitha kritereve që kërkon ky vizion madhor për vendin tonë", thuhet më tej në këtë njoftim. /atsh/
/Shqiptarja.com