Muzika popullore shqiptare pas ’90-s. Këngëtari Reshit Boka: Duhet të krijohen më shumë tekste dhe këngë të reja, mungojnë institucionet përkatëse

Një’ udhëtim’ në muzikën popullore shqiptare e cila ka arritur t’i rezistojë kohës dhe të identifikohet si një pasuri kulturore tepër e rëndësishme . Ditën e sotme në emisionin “Rreze Dielli” rikujtuam muzikën e vërtetë popullore shqiptare me gazetarin Gazmend Agaj dhe këngëtarin Reshit Boka.

Këngëtari Reshit Boka u shpreh se muzika popullore ka nevojë për më shumë festival në mënyrë që të promovohen artistët:

“Sot muzika popullore shqiptare lë shumë për të dëshiruar sepse nuk ka insititucione të mirëfillta që të merren me krijimin, nuk ka prurje të reja, ka shumë pak kompozitor që krijojnë.  Janë shumë të varfëra prurjet dhe krijimet, ato krijime që kanë ardhur ndër vite mesa i kemi parë I kushtohen çifteve të martuara, i kushtohen fëmijëve rrallë, lënë shumë për të dëshiruar, sepse nuk ka festival të mirëfillta që investohet dhe të promovojë vlerat si ne kënëgëtarët e vjetër ashtu edhe këngëtarët e rinj”

Edhe gazetari Gazmend Agaj u shpreh se në Shqipëri nuk po krijohet muzikë popullore por vetëm rikrijimet e dikurshme, duke e lënë në varfëri një pjesë të trashëgimis sonë kulturore:

“Në atë kohë janë krijuar shumë këngë, dhe këto këngë vazhdojnë të interpretohen dhe nga këngëtarë të tjerë por duhen këngë të reja, të krijohen këngë të reja, të krijohet muzikë e rë, jo të marrësh një këngë të para disa vitesh dhe ta orkestrosh, ta sjellësh më orkestracion më modern. Puna është të kesh muzike dhe tekst të ri. Atëherë është prodhurar dhe ka muzikantë që nuk janë shkolluar por i ka kënduar shpirti dhe ato këngë kanë ngjitur tek ato dhe po ngjisin dhe tek këngëtarët e rinj. Pra duhet që të krijohen më shumë këngë popullore, të mos mbetemi tek muzika që është krijuar më përpara: përfundoi ai.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë