Naço prezanton këshilltarët në
Kuçovë:Do investojmë në bujqësi
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka prezantuar në qytetin e Kuçovës emrat e këshilltarëve të LSI-së për Këshillin Bashkiak.
KUÇOVË- Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka prezantuar në qytetin e Kuçovës emrat e këshilltarëve të LSI-së për Këshillin Bashkiak.
Pas prezantimit të listës me emrat e 31 këshilltarëve të kësaj partie, Ministri Naço,duke deklaruar arritjet e qeverisë në realizimin e reformave të rëndësishme,siç ka qënë reforma territoriale është shprehur se, fitorja e kandidatit të majtë për këtë bashki, Selfo Kapllani, do të sjellë investime të rëndësishme në këtë qytet.
Sipas tij do bëhen investime në sektorin e naftës, për ta shndërruar këtë në një sektor me kapacitet të plotë, pasi në këtë mënyrë do të ketë më shumë vende të reja pune dhe më shumë mirëqënie për qytetarët e Kuçovës. Naço ka premtuar nga Kuçova se së shpejti do të fillojë ndërtimi i rrugës nacionale Urë Vajgurore-Kuçovë, do të rikonstruktohen kopshte e çerdhe si dhe do të investohet në sektorin bujqësor.
Duke deklaruar se në zgjedhjet e 2-viteve më parë,në qarkun e Beratit LSI-ja arriti të marrë 22 000 vota, Naço u ka kërkuar qytetarëve të kuçovës të votojnë në zgjedhjet e 21-Qershorit Selfo Kapllanin dhe LSI-në,e cila ka përzgjedhur kandidadët më të mirë për këshilltarë në këshillin bashkiak të këtij qyteti.
Ndërsa, Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Selfo Kapllani, ka premtuar para qytetarëve të Kuçovës më shumë investime në 4-vitet e ardhshme në të gjithë sektorët jetikë, pasi, siç u shpreh ai, do të ketë mbështetjen e plotë të qeverisë për realizimin e të gjitha projekteve që parashikon programi i tij për këtë qytet.
Në listën e 31 këshilltarëve të LSI-së për bashkinë Kuçovë,50% janë femra dhe 30% të rinj.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
48.5%
-
Trump
48.1%
-
S'kam mendim
3.5%
Vota total: 8908
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PD: Shqipëria po shkon drejt një krize energjetike të qëllimshme
5 Nëntor, 16:55
-
Osmani: Kosova e bekuar me përkrahjen bipartizane amerikane
5 Nëntor, 16:48
-
Mbyllja e tunelit të Llogarasë, një kamion bllokon aksin e vjetër! Automjetet qëndrojnë në radhë, pritet ndërhyrja e policisë
5 Nëntor, 16:39
-
Begaj dekreton ambasadoren e Kroacisë (EMRI)
5 Nëntor, 16:38
-
Përmbytjet në Spanjë/ 222 të vdekur, 4 mijë banesa nën ujë
5 Nëntor, 16:22
-
Berisha rikthen Topallin, e emëron koordinatore për diasporën përballë Ballës! Alizoti zëvendëson Salianjin në Elbasan! Fisnik Qosja për Kavajën e Rrogozhinën
5 Nëntor, 16:20
-
Vlorë/ Përmbytjet nuk kursyen monumentin e kulturës! Xhamia e Plumbit mbyllet për besimtarët, do t’i nënshtrohet restaurimit
5 Nëntor, 16:17
-
Raporti I KE-së, Zhupa: Liria e Medias një nga pjesët më të zeza! Do propozoj gjoba më të larta për zytarët që nuk japin informacion
5 Nëntor, 16:17
-
Buxheti i Ministrisë së Brendshme 310 mln euro, 20% më shumë se vjet! Pjesa e ‘luanit’ për policinë, por nuk ka rritje pagash! Ministri: Rrisim investimet
5 Nëntor, 16:16
-
JD Vance hedh votën në Cincinnati: Shpresoj të shkoj mirë për mua dhe Presidentin Trump
5 Nëntor, 16:12
-
'Qëndroni në radhë', Donald Trump thirrje votuesve republikanë: Demokratët radikalë komunistë duan që ju të shkoni në shtëpi! Sot, dita më e rëndësishme
5 Nëntor, 16:03
-
Barack Obama apel qytetarëve amerikanë për të mbështetur Harris: Një grusht votash mund të jenë vendimtare
5 Nëntor, 16:02