'Na kishte bindur në kohë që nuk do ikte asnjëherë', Linda Rama tregon me lot në sy për humbjen e Anetës

'Na kishte bindur në kohë që nuk do ikte asnjëherë', Linda Rama tregon me lot në sy për humbjen e Anetës

1624050116_11264921.jpg

E emocionuar, me lot në sy, Linda Rama rrëfeu për marrëdhënien me Aneta Ramën, nënën e Kryeministrit Rama, e cila u nda nga jeta një vit më parë.

“Mamaja e Edit na kishte bindur në kohë që nuk do ikte asnjëherë…Po të ishte Zaho këtu tani, t’ju dëgjonte me këtë pyetje do thoshte, do më shihte mua menjëherë, dhe do thoshte “mami, mos qaj”. Ajo që mund të them unë është që ne jemi akoma me plagë të hapur për humbjen e mamasë së Edit dhe fushata ishte shumë afër dhe na e bëri më evidente mungesën e saj, veçanërisht mua, që në fakt bisedat me mamanë e Edit i kisha të përditshme, sigurisht, por i kisha shteruese, i kisha shumë të gjata dhe vërtet shteruese. Mendoj që kishte një problem me ne sepse ne, mamaja e Edit na kishte bindur në kohë që nuk do ikte asnjëherë”, u shpreh Linda Rama.

Teksa foli për lidhjen e ngushtë me të, Linda Rama tregoi përçmimin që Aneta Rama kishte ndaj dhimbjes.

“Ajo ishte përçmuese ndaj dhimbjes, ishte e pakrahasueshme në përkushtimin e saj. Ishte shumë kurajoze në të gjitha këto sfidat që e vinte shëndeti i saj i brishtë dhe do thosha ishte jashtëzakonisht dinjitoze dhe mund të them edhe këtë që ajo ishte madhështore në mënyrën se si e përballoi të papërballueshmen për aq shumë gjatë për shkak të gjuhës shumë të egër politike”, tha Linda Rama.


Lajmi kryesor:

Intervista/ Linda Rama: Politikanet duhet të ngrihen në nivelin e misionit dhe të jenë katalizatore të fuqizimit të gruas! Si hoqa dorë nga privilegjet kryeministrore


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund