NATO bazë ajrore në Kuçovë/ Qytetarët entuziastë, ish-ushtarakët: Të rikthehet lavdia e fluturimeve (Speciale e Report Tv)

E rrudhur nga emigrimi i të rinëve mes puseve të naftës të përhapura ngado edhe pranë lulishteve dhe shkëlqimit të dikurshëm të bazës ajrorë ushtarake, Kuçova ecën paralelisht me ritualet e një jetese të përditshme. Pak ditë më parë NATO, Aleanca Ushtarake e Atlantikut të Veriut, vendosi të ndërtojë në Kuçovë një bazë mbështetëse.

Ky lajm u bë publik nga kryeministri Edi Rama, ndërsa mes skeptikëve, kritikëve e dyshuesve, të parët që vlerësojnë lajmin dhe shpresojnë të nisë puna një orë e më parë, janë banorët e Kuçovës. Report Tv është ndalur në Kuçovë një ndër 61 bashkitë e vendit qytet i ndodhur në Shqipërinë e mesme ku sot shpresohet se baza do t'i rikthejë qytetit gjallërinë dhe standartin ekonomik të dikurshëm. 

Na u bë shumë qejfi që në Kuçovë, nga një qytet naftëtarë në radhë të parë, të ketë edhe një aeroport sa më shpejt. 

Liljana Cjapi, banore e Kuçovës

Jam vendas këtu. Jetojmë prej 200 vitesh këtu në Kuçovë. Kemi dëgjuar në Tv por sesa do jetë e saktë, të shohim. Themi të jetë e saktë, por them se mund të edhe të na gënjejnë siç na kanë gënjyer prej 30 vitesh. 

Maliq Dajkoviç

E kemi dëgjuar dhe jemi kënaqur jashtë mase që ajo ka ardhur në Kuçovë. Për ne është një lajm shumë i mirë. Gjendja në Kuçovë është e keqe, papunësi. Në kohën kishte mirëqenie, kishte pilotë, kishte gjallëri, tani jo. 

Flasin një grup të moshuarish

Kemi dëgjuar për bazën e NATO-s. Ndoshta do sjellë zhvillim. Kur të rritem mendoj se do bëhem doktor, s'besoj se do jem pilot. 

Iris Skënderaj, një i ri nga Kuçova

Për ne do të thotë të ardhme ekonomike, mirëqenie dhe kënaqësi. Nëse do të bëhet, nëse është rrenë është tjerë gjë. 

Pëllumb Rroka, banor i Kuçovës

Pavarësisht detyrave, të gjithë elementetët e sigurisë zbatohen në të gjithërepartat ushtarake të FA, kontrollet, telekamerat e të gjitha. Edhe në këtë bazë zbatohet e njëjta rregullore. 

Flamur Hoxha, ish-komandanti i Bazës Ajrore

Pjesa kryesore në të cilët sot bazohet aktiviteti i Bazës Ajrore të Kuçovës është ajo muzeale dhe zyrtarisht dy herë në vit këtu ulen vetëm avionët që mbërrijnë nga Maqedonia për të dizinfektuar zonat pyjore me ilaçe për kafshët dhe zonat e kontaminuara nga insektet. Investimin e planifikuar nga NATO ish-kreu i kësaj baze e konsideron rikthimin e lavdisë të aviacionit shqiptar. 

Ky kënd përfaqëson të gjithë historinë e Forcave Ajrore që nga krijimi në 1951, pastaj ka të gjithë elementët ndihmës, të krijimit si Forcë Ajrore pas vitit 1995, ku në përbërje, pwrveç avioacionit, kishte edhe elementë të ndihmës si artilerinë, raketave dhe sistemit të radarëve, të kontrollit të hapësirës ajrore. 

Flamur Hoxha, ish-komandant i Bazës Ajrore

Në bazën ajrore të Kuçovës spikasin edhe MIG-4, helikopterët e Forcave Ajrore. Modeli i helikopterëve të aksidentit të Llogarasë, dy të tillë kanë rënë shumë vite më parë. Një aksident ajror nga më tragjikët e Forcave të Armatosura. Një element i rëndësishëm i Forcës Ajrore janë edhe raketat, kundërajrorët, radari dhe mjetet e ndërlidhjes që ndihmonin komunikimin. 

Avioni MIG-19 i përket skuadriljes me avionët më të shumtë që ka pasur Forca Ajrore shqiptare, tashmë nuk fluturon më. Është prezantimi i parë me zemër, apo me institucionin e Bazës Ajrore këtu në Kuçovë. Nga pas është komanda e Bazës Ajrore me flamurin shqiptar dhe atë të NATO-s. Flamuri i NATO-s do të valëvitet në këtë bazë edhe më shumë pasi të nisë restaurimi i saj me vlerë fillestare invesimi 51 mln euro, si bazë ndihme e Forcave të Armatosura të NATO-s. 

Pista e aeroportit të Kuçovës

Dikur këtu vendoseshin avionët për fluturim. Nga këtu fillonte lëvizja drejt pistës kryesore. 800-1000 metra avionët MIG me 280-300 km, avionët MIG ngriheshin nga pista. Në distancën 1800 m dhe gjerësi 60 m, është e gjithë hapësira e pistës. Me riparime që mund të bëhen është e përshtatshme për të gjithë tipat e avionëve luftarakë, deri te C-130, për peshat e rënda duhen riparime të mëtejshme. Në dijeninë time, ky aeroport është aeroport rezervë i atij të Rinasit, në rast emergjence, çdo avion mund të ulet në këtë pistë. Pista është e rrethuar dhe nuk ka hyrje-dalje të elementëve të huaj siç mund të jenë kafshët. 

Flamur Hoxha, ish-komandant i Bazës Ajrore

Kulla e vrojtimit
Ajo çka mungon sot këtu është ndriçimi në pistë. Sipas ish-komandantit Flamur Hoxha, dikur ka pasur ekzistuar, por është dëmtuar nga banorët vendas. Kemi parë shumë nga kjo bazë, nga kulla e vrojtimit, pista dhe pjesa historike. 

Ky është kapanoni i montimit. Këtu kemi pasur edhe uzinën e riparimit e plotë kapital të avionëve. Çdo gjë zbërthej dhe riparohej në avion. Përveç bazës ndihmëse e NATO-s, mund të shërbejë edhe si një bazë për riparimin e helikopterëve që kemi në gjendje sot, por edhe rajonale.  

Flamur Hoxha, ish-komandant i Bazës Ajrore

Pista e aeroportit të Kuçovës ka parametra të përshtatshëm teknik për repart ushtarakm, ushtarak aktiv apo edhe ndihmës, siç funksionon në shumë aeroporte të ndryshme si ajo në Itali, ku ka një bazë të NATO-s. Historia ka modele të ndryshme, MIG-15, MIG-19 e deri te MIG-21, që konsiderohej si avioni i teknologjisë më të lartë të kohës.

Sot NATO ka përparuar me teknologji nga më të fundit, me avionë dhe helikopterë. Ne sot disponojmë vetëm helikopterë, modeli "Cougar", ndoshta nesër do kemi avionin tonë. E për aq kohë sa vendimi nga NATO është marrë për të investuar në këtë zonë, investim që do rikthejë lavdinë e Forcave të Armatosura, me këtë histori të përjetuar dhe materializuar në këto minuta të reportazhit në Report Tv, ju kemi përcjellë atë që shumë prej jush s'e kanë parë prej vitesh, shumë edhe nuk e kanë ditur kurrë.

Pikëpyetjet janë të shumta. Kaq shumë avionë kanë pasur Forcat e Armatosura? Bazat janë nga më të ndryshmet, është Kuçova, është Gjadri, por edhe baza e Rinasit. Ne ju sollëm njërën prej tyre, atë që nesër pritet të jetë baza ushtarake e NATO-s. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 08/08/2018 15:45

    E çuditshme do ishte që NATO tu ndërtonte ndonjë bibliotekë pa për armatime entuziazmi i ketyre është i zakonshem. Do që e pazakontë të entuziazmoheshin nga ndonjë libër në shtëpitë e tyre..

    Përgjigju
  • Jam shqiptar: 08/08/2018 10:58

    Per muze jane te mire per lufte nuk jane

    Përgjigju
  • edi: 08/08/2018 09:31

    Mjafton te rinjtë te flasin anglisht ne kete qytet. Do rregullohen te gjithe ne pune direkt ose indirekt me bazen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)