NBA/ Celtics vijon me sukseset, mposht me diferencë New York Knicks

NBA/ Celtics vijon me sukseset, mposht me diferencë New York Knicks

Fitorja e Celtics ndaj Knicks

Boston Celtics kanë marrë fitoren e tretë radhazi dhe të tetën këtë edicion në elitën e basketbollit amerikan NBA. Në praninë e 19 mijë tifozëve në TD Garden, Celtics kanë triumfuar me 16 pikë diferencë ndaj New York Knicks 114-98. Dy çerekët e parë kanë qenë të barabartë, por në të tretin dhe të katërtin vendasit treguan forcën për të marrë fitoren.

Jayson Tatum si gjithmonë ishte fantastik për Celtics, ku e mbylli ndeshjen me 35 pikë, gjashtë kërcime e shtatë asistime. Me lojë të mirë u dalluan edhe Jaylen Brown që shtoi 22 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime, derisa Kristaps Porizngis e mbylli ndeshjen me 21 pikë. Te skuadra mike më efikasi ishte Jalen Brunson me 26 pikë si dhe Julius Randle që shtoi 25 të tjera, por që nuk mjaftuan për fitore.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr