NBA/ Jokic mposht 'i vetëm' Pelicans, triumfojnë edhe Indiana e Houston

NBA/ Jokic mposht 'i vetëm' Pelicans, triumfojnë edhe Indiana e Houston

Nikola Jokic

Mbrëmja e NBA i buzëqesh Denver Nuggets, të cilët mundën New Orleans Pelicans 132-129 (në kohën shtesë) me më shumë vështirësi se sa pritej. Njeriu vendimtar ishte Nikola Jokic, autor i një 'triple double' me 27 pikë, 13 kërcime dhe 10 asistime. Kështu Nuggets ngjiten në vendin e pestë në Konferencën Perëndimore, ku Houston është i treti.

Rockets nuk ndalen dhe mundën Toronton 114-110 . Humbje e keqe për Kings, Indiana fiton 122-95 në Sacramento.

Skuadra e Indiana, falë nje lojë të mirë kolektive, ku 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, mundi 122-95 Sacramento. Pascal Siacam me 19 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë.

Jashtë fushe fiton edhe ekipi i Houston, që mundi 114-110 Toronton në fund të një ndeshje me shumë rivalitet. Dilion Brooks me 27 pikë e Jalen Green me 22 pikë u dalluan për teksanët.

Rezultatet:

NEW ORLEANS PELICANS-DENVER NUGGETS 129-132 aet

SACRAMENTO KINGS-INDIANA PACERS 95-122

TORONTO RAPTORS-HOUSTON ROCKETS 110-114

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Itinerari/ 'Giro D'Italia' tre etapa në Shqipëri, nis nga Durrësi për në Tiranë! Përshkon Vlorën dhe bregdetin e jugut

Itinerari/ 'Giro D'Italia' tre etapa në Shqipëri, nis nga Durrësi për në Tiranë! Përshkon Vlorën dhe bregdetin e jugut