NBA/ Lakers fitore të madhe kundër Suns, Warriors triumfojnë me Dallas

NBA/ Lakers fitore të madhe kundër Suns, Warriors triumfojnë me Dallas

Lakers vs Suns

Los Angeles Lakers kanë marrë një tjetër fitore në NBA, kësaj radhe ndaj Phoenix Suns në "Crypto Arena". Skuadra nga California ka triumfuar para adhuruesve të vet ndaj Phoenix Suns me 11 pikë diferencë 122:111. Çereku i parë dhe i tretë i takoi miqve, teksa në të dytin dhe të katërtin ishin më të mirë vendasit dhe kjo ishte vendimtare për fitoren e tyre. Anthony Davis ka qenë më i miri për fitoren e Lakers me 27 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe fundori D’Angello Russell me 26 pikë e gjashtë asistime, derisa Austin Reaves shtoi 25 pikë të tjera dhe 11 asistime. Te miqtë më i dalluari ishte Devin Booker me 33 pikë, por që nuk mjaftuan për triumfin.

Fitore të madhe ka shënuar edhe Golden State Warriors që ka triumfuar në udhëtim me Dallas Mavericks me dy pikë diferencë 125:127.

Rezultatet:

MEMPHIS GRIZZZLIES-HOUSTON ROCKETS 130-125

WASHINGTON WIZARDS-DENVER NUGGETS 104-118

MILWAUKEE BUCKS-SAN ANTONIO SPURS 130-94

MIAMI HEAT-NEW YORK KNICKS 127-120

DALLAS MAVERICKS-GOLDEN STATE WARRIORS 125-127

TORONTO RAPTORS-INDIANA PACERS 114-118

CHICAGO BULLS-PHILADELPHIA 76ERS 91-116

MINNESOTA TIMBERWOLVES-ATLANTA HAWKS 125-124

UTAH JAZZ-PORTLAND TRAIL BLAZERS 115-127

LOS ANGELES LAKERS-PHOENIX SUNS 122-111

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë