NBA/ Përcaktohen çiftet çerekfinaliste, Miami dhe Minnesota shkojnë në play-off

NBA/ Përcaktohen çiftet çerekfinaliste, Miami dhe Minnesota shkojnë në play-off

Përballja e Heat me Bulls

U zhvilluan ndeshjet e fundit të fazës “play in” në NBA, duke përcaktuar edhe dy ekipet e fundit që avancojnë në play off. Ato janë Miami Heat në Konferencën e Lindjes dhe  Minnesota Timberwolves në atë të Perëndimit, duke kompletuar kuadrin e fazës çerekfinale, që nis nesër.

Miami fitoi 102-91 ndaj Chicago Bulls, ndeshje që u dominua nga skuadra nga Florida. Jimmy Butler dhe Max Strus realizuan nga 31 pikë secili për Miami, duke qenë vendimtar në këtë sukses. Në play off, Miami do të përballet me Milwaukee.

Në Perëndim, skuadra e Minnesota mposhti pa shumë mund Oklahoma me rezultatin 120-95. Vendasit patën gjatë gjithë kohës epërsi, ku të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë, Towns realizoi 28 pikë e 11 rebound. Minnesota do të luajë ndaj Denver në play off.

Ndeshjet play-off

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja