Sipas, Policisë së Shtetit numri i më i madh i ndërtimeve pa leje është konstatuar në qarqet Tiranë, ku deri në këto momente janë evidentuar 97 raste, në Durrës ku deri në këto momente janë evidentuar 54 raste, në Elbasan 51 raste, në Fier 33 raste, në Lezhë 34 raste, etj.
Policia e Shtetit ka shprehur vendomërinë për goditjen e krimit mjedisor dhe ndërtimeve të paligjshme, duke vendosur para drejtësisë të gjithë ato persona që kanë vepruar në kundërshtim me ligjin.
Masat e Policisë së Shtetit kundër krimit mjedisor dhe ndërtimeve pa leje
Strukturat e Policisë së Shtetit, në zbatim të misionit, detyrave institucionale dhe prioriteteve të vendosura, kanë vijuar me intensitet masat e ndërmarra kundër krimit mjedisor dhe ndërtimeve pa leje, duke mundësuar që në harkun kohor të një jave të evidentojnë 367 raste të ndërtimeve abuzive.
Për këto raste janë proceduar penalisht 369 shtetas, autorë të këtyre ndërtimeve të paligjshme.
Për 32 shtetas, të cilët kryesisht janë konstatuar se kanë ndërtuar objekte pa leje në tokë publike, tokë shtetërore apo tokë të tjetrit, është marrë masa e arrestit në flagrancë.
Ndërkohë 325 shtetas të tjerë autorë të ndërtimeve të paligjshme janë proceduar e ndiqen në gjendje të lirë dhe 12 shtetas janë shpallur në kërkim.
Vetëm në fundjavë, nga strukturat e policisë janë proceduar penalisht 54 persona, të cilët nga verifikimet e kryera, janë konstatuar se kanë ndërtuar objekte në mënyrë të paligjshme.
Në çdo rast të konstatuar strukturat e Policisë së Shtetit kanë kryer veprimet procedurale përkatëse, duke bërë dhe pezullimin e punimeve në objektin e ndërtuar në mënyrë abuzive.
Numri i më i madh i ndërtimeve pa leje është konstatuar në qarqet Tiranë, ku deri në këto momente janë evidentuar 97 raste, në Durrës ku deri në këto momente janë evidentuar 54 raste, në Elbasan 51 raste, në Fier 33 raste, në Lezhë 34 raste etj..
Zbatimi i masave të posaçme do të vijojë me vendosmëri nga strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, përmes kontrollit të territorit, grumbullimit të informacioneve, si dhe bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin, me synim parandalimin e goditjen e krimit mjedisor dhe në mënyrë të veçantë ndërtimeve abuzive, si dhe përballjen me forcën e ligjit të të gjithë atyre personave që ushtrojnë një veprimtari të tillë kriminale.
Rastet e evidentuara sipas Drejtorive të Policisë në Qarqe:
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë janë evidentuar 97 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 97 persona, nga të cilët 8 janë arrestuar në flagrancë, 84 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 5 shtetas janë shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës, janë evidentuar 54 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 53 persona, nga të cilët 6 janë arrestuar në flagrancë, 47 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë, ndërkohë në një rast po punohet për identifikimin e pronarit të objektit.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan janë evidentuar 51 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 51 persona, nga të cilët 1 është arrestuar dhe 50 ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier janë evidentuar 33 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 34 persona, nga të cilët 4 janë arrestuar në flagrancë, 28 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 shtetas janë shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë janë evidentuar 15 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 15 persona, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë dhe 14 ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë janë evidentuar 16 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 16 persona, nga të cilët 2 janë arrestuar në flagrancë, 13 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër janë evidentuar 9 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 9 persona, nga të cilët 3 janë arrestuar dhe 6 ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër janë evidentuar 8 raste, për të cilët ndiqen në gjendje të lirë 8 shtetas.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat, janë evidentuar 24 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 24 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë janë evidentuar 34 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 34 persona, nga të cilët 7 janë arrestuar, 26 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër janë evidentuar 20 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 21 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës janë evidentuar 6 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 7 persona, nga të cilët 4 ndiqen në gjendje të lirë dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)