Po ashtu, për 28 autorë është marrë masa e arrestit në flagrancë, 278 prej tyre janë proceduar e ndiqen në gjendje të lirë dhe 9 autorë të këtyre ndërtimeve të paligjshme janë shpallur në kërkim.
Në punën e policisë, vetëm gjatë ditës së djeshme janë evidentuar 82 ndërtime të paligjshme dhe janë proceduar penalisht 83 persona autorë të këtyre ndërtimeve abuzive, nga të cilët 3 janë arrestuar në flagrancë.
Numri më i madh i këtyre ndërtimeve të paligjshme është evidentuar në qarqet Tiranë me 82 raste të evidentuara deri në këto momente, në Durrës 49 raste, në Elbasan 40 raste dhe në Fier 31 raste të ndërtimeve pa leje.
Ndërkaq, policia e shtetit shpreh vendosmërinë për të vijuar detyrën për kojntrollin dhe ndalimin e ndërtimeve pa leje.
Më poshtë rastet e evidentuara sipas Drejtorive të Policisë në Qarqe:
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë janë evidentuar 82 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 82 persona, nga të cilët 7 janë arrestuar në flagrancë, 71 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 4 shtetas janë shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës, janë evidentuar 49 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 48 persona, nga të cilët 6 janë arrestuar në flagrancë, 42 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë, ndërkohë në një rast po punohet për identifikimin e pronarit të objektit.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan janë evidentuar 40 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 40 persona, nga të cilët 1 është arrestuar dhe 39 ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier janë evidentuar 31 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 32 persona, nga të cilët 3 janë arrestuar në flagrancë, 28 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë janë evidentuar 13 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 13 persona, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë dhe 12 ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë janë evidentuar 10 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 10 persona, nga të cilët 2 janë arrestuar në flagrancë, 8 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër janë evidentuar 8 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 8 persona, nga të cilët 3 janë arrestuar dhe 5 ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër janë evidentuar 5 raste, për të cilët ndiqen në gjendje të lirë 5 shtetas.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat, janë evidentuar 23 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 23 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë janë evidentuar 28 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 28 persona, nga të cilët 5 janë arrestuar, 22 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër janë evidentuar 18 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 19 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës janë evidentuar 6 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 7 persona, nga të cilët 4 ndiqen në gjendje të lirë dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)