Ndërprerja e punimeve te 'Ura e Peshkëpisë - Selenicë', banorët sërish në protestë pa maska dhe të grumbulluar: Do bojkotojmë zgjedhjet (VIDEO)

Banorët e fshatrave të Selenicës kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme, duke kundërshtuar ndërprerjen e punimeve të rrugës "Ura e Peshkëpisë - Selenicë".

Siç shihet nga videot e Report Tv, banorët janë mbledhur në grumbull e pa maska, ndërsa deklarojnë se nëse nuk fillojnë punimet ata nuk do marrin pjesë në votime.

"Gjithë këta këtu po vajtën në votime jazëk u qoftë. Do bojkotojmë zgjedhjet", tha një i moshuar.

Kështu ka deklaruar dhe një tjetër. "Të bëhet rruga se 10 km rrugë janë. Të bëhet unazë. Nuk shkojmë në votime nëse nuk bëhet", shtoi ai.

Si duket banorët janë të vendosur të mos marrin pjesë në zgjedhje pa filluar punimet në këtë segment të rëndësishëm për ta.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm