Ndërron jetë Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Imzot Ignati

Ndërron jetë Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Imzot Ignati

Hirësia e Tij, Imzot Ignati

Mitropoliti orthodhoks i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Imzot Ignati ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.

Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Imzot Ignati (Trianti), ishte arvanitas me origjinë nga Thiva, ku lindi më 1934. Zotëronte gjuhën shqipe. Ai studioi në Shkollën Kishtare “Patmiadha”, si dhe në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Athinës.

Ishte diplomuar gjithashtu edhe në Konservatorin e Pireut. Shërbeu si predikues dhe mësimdhënës laik në Kryepiskopatën e Shenjtë të Athinës. Në vitin 1967 u dorëzua dhjak dhe prift nga Mitropoliti i Thivës dhe Livadhjasë, Nikodhimi, si dhe shërbeu si meshtar në Kishën Katedrale dhe si Epitrop Arkihieratik i Thivës (1967-1972), Igumen i manastirit të shenjtë “Oshënar Llukai” të Livadhiasë (1968-1976) dhe i manastirit “Oshënar Serafimi”, të Dhomvus (1975-1996), predikues (1972-1992) dhe atë shpirtëror i kësaj Mitropolie (1962-1996).

Ka shkruar koleksionin me tri vëllime “Poezitë e Kallogjerit” dhe librat “Përulësia sipas Shkrimit të Shenjtë dhe Etërve të Kishës”, ndërsa për librin e tij të fundit: “Jerondi i Patmos, hieromonaku Amfilohios Makri”, u nderua nga Akademia e Athinës.

Më 24 qershor 1992 u zgjodh nga Sinodi i Shenjtë i Patrikanës Ekumenike Mitropolit i Beratit, Vlorës dhe Kaninës. U dorëzua episkop më 27 qershor 1996 dhe u fronëzua nga Kryepiskopi, Fortlumturia e Tij Anastasi, më 18 korrik 1998, në Berat.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

U arrestua 9 ditë më parë si autor i një atentati të dështuar në Don Bosko, vdes në burgun e Fushë-Krujës 32-vjeçari Andrea Bregasi! Dyshohet se pësoi arrest kardiak

U arrestua 9 ditë më parë si autor i një atentati të dështuar në Don Bosko, vdes në burgun e Fushë-Krujës 32-vjeçari Andrea Bregasi! Dyshohet se pësoi arrest kardiak