‘Njeri e artist i rrallë’, shuhet skulptori Agim Rada! Miqësia e shkuar me Ramën dhe dhimbja e miqve, Kabo: Na mbeti ‘Fishta’ u pa vendosur në qendër të Tiranës

Është shuar sot (11 korrik 2023) në moshën 70-vjeçare skulptori i njohur Agim Rada, pas një beteje të gjatë me një sëmundje e rëndë që i kishte prekur mushkritë. Autor i një sërë veprash publike ku kish skalitur personazhe me peshë si ‘Marin Barleti’, ‘Gjergj Elez Alia’, ‘Onufri’ apo  ‘Petro Marko’ apo statuja e riprodhuar e Skënderbeut për Bashkinë e Budapestit.

Në vilën e tij në ish Bllokun e Ambasadave Rada kishte çelur së fundmi një “Shtëpinë e artistit”, një mini muze të memories, për të kujtuar të gjithë kolegët e tij që vuajtën gjatë regjimit komunist edhe përmes pikturave të tij plot mesazhe të forta... E njihte mirë, persekutimin e totalitarizmit artisti, pasi e  vuajti në lëkurë me burgosjen e babait.

U formua nën kujdesin e skulptorëve të mëdhenj Agim Rada, dhe kish punuar edhe me artistin Kristaq Rama, me të cilin rrëfente se kishte një raport miqësor, gjatë orëve që punonte në studion e tij, ku njohu edhe Edi Ramën. Miqësinë e hershme me këtë të fundit e dëshmon edhe vetë kryeministri në dedikimin që i bën në librin e Kandinskit që kish përkthyer në ’97-ën  “Mbi shpirtëroren në art”. Ku kohën e kaluar me Agim Radën e konsideron si një etapë plot aventura që s’kthehet më e që pavarësisht errësirës dëshpëruese fali shkëndija të hareshme.

Me brengën për neglizhencën institucionale ndaj veprave publike, por edhe keqpërdorimin e hapësirave, Rada vitet e fundit gdhendi shtatoren e Homerit shqiptar, Gjergj Fishtës, për të cilën me dhimbje për humbjen e mikut shkruan dhe filozofi e pedagogu Përparim Kabo.

“Ma kepute shpirtin vella, sa here qe bisedonim mendoja se isha ne nje tempull ku paqia fliste me artin, asryeja gjente binjakun dhe dinjiteti ishte mire me veten....Më the qe jam paqejf por, nuk the qe do te iki...Na mbeti statuja e Fishtes pa e vendosur në qendër te Tiranës...Ti rebel i bukur dhe ti shpirt i bukur rebel. Sa krenar e bëje shqiptarin...E fundit veper jotja ishte busti i Mehdi Frasherit, një nga mëndjet më të bukura të kombit...”

Kolegë e miq të artistit kanë shprehur ngushëllimet për shuarjen fizike të artistit dhe njeriut të vlerave të rralla.

Përcjellja për në banesën e fundit bëhet nesër në orën 11.00 në Petrelë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:53
Homazhi i Mero Bazes për Agim Radën: Muralja epike e tij, si testament për shqiptarët

Ikja nga kjo jetë e artistit të njohur Agim Rada ka shkaktuar mjaft reagime nga miq e dashamirë të tij. Rada vdiq në një moshë relativiisht aktive për punë, 70 vjeç, çka është shoqëruar me dhumbje nga ata që e kanë njohur. Gazetari Mero Baze, botues i gazetës TemA, ka shkruar në facebook një homazh për Agim Radën, duke kutuar një nga veprat më të forta të artistit.

“Një mbasdite dhjetori  një dekadë më parë më detyroi ta shoqëroja me makinë deri tek studio e tij për të fotografuar një "murale" të tij. Pamja ishte kjo. Ishte koncentruar gjithë neveria për atë që siç thoshte i kishte çuar dëm gjithë antikomunizmin e tij gjysmëshekullor. E fotografova dhe e botova të nesërmen në gazetë pasi përkonte dhe me kujtimin e Lëvizjes Dhjetorit.

‘Nuk ka komunist më të këqija se komunistët antikomunist’, ka thënë Haveli. Agim Rada e ka vizituar këtë. Dhe sot ka ikur vetëm trupi i tij. Shpirti ka mbetur kudo në qytet në skulpturat dhe vizatimet e tij”, shkruan Mero Baze.

Ora 16:09
Shuhet skulptori Agim Rada, ja dedikimi i fundit i kryeministri Rama për artistin

Sot u nda nga jeta skulptori i shquar shqiptar, Agim Rada. Si kujtim për të Report Tv ka siguruar një dedikim të kryeministrit Rama për artistin.

Miqësinë e hershme me këtë të fundit e dëshmon në dedikimin që i bën në librin e Kandinskit që kish përkthyer në ’97-ën  “Mbi shpirtëroren në art”. Ku kohën e kaluar me Agim Radën e konsideron si një etapë plot aventura që s’kthehet më e që pavarësisht errësirës dëshpëruese fali shkëndija të hareshme.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut