Hartoi raportin me pretendime për trafik organesh nga UÇK-ja, ndërron jetë në moshën 78-vjeçare Ish-senatori dhe prokurori zviceran Dick Marty

Hartoi raportin me pretendime për trafik organesh nga UÇK-ja, ndërron jetë në moshën 78-vjeçare Ish-senatori dhe prokurori zviceran Dick Marty

Dick Marty

Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare Ish-senatori dhe prokurori zviceran Dick Marty. Lajmi u konfirmua edhe Partia Radikale e qendrës së djathtë.

Marty u bë i njohur në Kosovë pasi hartoi raportin për këtë vend në vitin 2010, i cili pastaj u miratua nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Mbi bazën e raporti i tij për Kosovën në vitin 2010, si hetues special për Këshillin e Evropës, ku pretendohej për përfshirjen e Ushtrisë Çlirimtarre të Kosovës në trafikim të organeve, Gjykata Speciale në Hagë ka çuar në formimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Këto pretendime janë hetuar nga prokurori amerikan, Clint Ëilliamson, i cili në korrik të vitit 2014 ka bërë të ditur se gjetjet e ekipit të tij nuk përfshijnë dëshmi të bazuara për trafikim organesh, por për krime të tjera lufte.

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, që ndryshe njihen edhe si Gjykatë Speciale, sot, bazuar mbi këtë raport, vijojnë betejën në Hagë prej më shumë se 2 vitesh ish-drejtuesi i UÇK, ish presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Ndërkohë në Gusht të vitit 2022 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i kërkoi zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës. Shqipëria i kërkon Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të realizojë një raport vijues (folloë up report) dhe si rrjedhojë një rishikim thelbësor të Rezolutës 1782 (2011).

Çfarë thoshte raporti i Dick Marty?

Trembëdhjetë vjet më parë, më 12 dhjetor 2010 u bë publik raporti i Dick Martyt kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe krerëve të saj. Raporti i Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ngrinte pretendime për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjesëtarë dhe drejtues të UÇK, për të cilat hetuesit ndërkombëtar nuk kanë gjetur prova.

Marty ka lindur në kantonin jugor italishtfolës të Ticinos, ku shërbeu si zëvendësprokuror publik, më pas prokuror publik nga viti 1975-1989. Ai ishte anëtar i qeverisë kantonale të Ticinos nga viti 1989 deri në 1995. I zgjedhur në Senatin Zviceran në vitin 1995, ai ishte anëtar i Partisë Radikale të qendrës së djathtë nga ku dha dorëheqjen në 2011  Ndër nismat e tij ishin instalimi i një prokurori federal të pavarur dhe dekriminalizimi i abortit.

Ai u zgjodh në asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës në vitin 1999 dhe kryesoi Komisionin për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut nga viti 2005 deri në 2008. Ai doli në pension në vitin 2011.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • koli: 29/12/2023 13:45

    te haje dhe gezuar legeni! marrte nga mbrapa sa me shpejt gjithe fisin e vet.

    Përgjigju
  • Niko: 29/12/2023 09:59

    Burr i keq

    Përgjigju
  • Njepleremepak: 28/12/2023 22:23

    Te fala Sllobodanit...

    Përgjigju
  • Ridi: 28/12/2023 20:17

    Mos ta harrojne amanetin e tij, te varroset afer millosheviqit. Nje pleh me pak

    Përgjigju
  • Jean: 28/12/2023 19:46

    Si nje mi ka qendruar I fshehur gjithe keto vite ne Zvicer. Ne ferr shkofsh se ke futur ne burg te pafajshem! Racist i regjur!

    Përgjigju
  • orjon: 28/12/2023 19:35

    Ne FERR shkofte ky plere dhe rraca e tije e ndyre,FERR,FERR,FERR ndyresira te tilla.

    Përgjigju
  • Gjin Bue Shpata: 28/12/2023 19:14

    Vafte në ferr me gjithë rrenat që shkroj kundër shqiptarëve, haleja zvicerane

    Përgjigju
  • Lushtaku Drenice: 28/12/2023 18:33

    NGORDHI QENI

    Përgjigju
  • Mario: 28/12/2023 18:28

    Vafsh ne ferr.

    Përgjigju
  • Plera: 28/12/2023 18:09

    Maskarai

    Përgjigju
  • Turi: 28/12/2023 17:05

    Lajm shum i mire,

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 28/12/2023 17:04

    VINI RE: -Të dhënat,dosjet për UÇK Dik Marty ja përgatiti LuliBasha që ishte GRADUAR në krye të misionit UMNIK-KOSËVË-SËRBI.L.Basha e dinte mirë ku ishte SHTËPIA E VRRDHË BURREL(MAT). -Raporti që përgatiti Dik Marty u votua në KIE nga 3 deputetët e S.Berishës. -Pasi L.Basha e kreu mirë detyrën kundër UÇK që Saliu e quajti TERRORISTE,Luli u thirr nga S.Berisha për në PD(KOP) -Dhe historia e Saliut dhe e Lulit dihen tashmë.VETËN DREJTËSIA NË SHQIPËRI vazhdon me PROÇEDURE NDAJ SB,LB..të PD..!

    Përgjigju
  • Alb: 28/12/2023 16:46

    Ishalla shkon ne hell. A gjete serb

    Përgjigju
  • Tan: 28/12/2023 16:07

    Ne hale te vafte shpirti ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë