Ndërron jetë nga COVID-19 Hajdar Kovaçi, Basha: Intelektual i nderuar gëzonte respekt të thellë nga të gjithë

Ndërron jetë nga COVID-19 Hajdar Kovaçi, Basha: Intelektual i nderuar gëzonte respekt të thellë nga të gjithë

Lulzim Basha

Pas vdekjes së Hajdar Kovaçit, arkitektit të njohur nga Durrësi pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga COVID-19 ka reaguar kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Ai është shprehur se shpreh ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes së tij znj. Magdalena, djalit të tij Admirit, të afërmve dhe miqve të shumtë të tij dhe mbarë qytetarëve të Durrësit në emër të tij dhe të PD-së.

Basha ka thënë se gëzonte respekt të thellë nga kolegët, intelektualët dhe qytetarët, ku në vitin 1972 u emërua arkitekt në qytetin e Bajram Currit ku edhe sot bashkëkohësit e kujtojnë me nderim e respekt për punën e tij në ndërtimin e qytetit verior si për përgjegjësi të lartë profesionale, kulturë dhe intelekt.

Postimi i plotë i Bashës:

Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjen para kohe të ing. Hajdar Kovaçit i cili humbi jetën pas një beteje disa ditore me koronavirusin në spital. Në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike ju shpreh ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes së tij znj. Magdalena, djalit të tij Admirit, të afërmve dhe miqve të shumtë të tij dhe mbarë qytetarëve të Durrësit.

Arkitekti Hajdar Kovaçi ky personalitet i respektuar dhe intelektual i nderuar gëzonte respekt të thellë nga kolegët, intelektualët dhe qytetarët. Në vitin 1972 ai u emërua arkitekt në qytetin e Bajram Currit ku edhe sot bashkëkohësit e kujtojnë me nderim e respekt për punën e tij në ndërtimin e qytetit verior si për përgjegjësi të lartë profesionale, kulturë dhe intelekt.

Pjesën tjetër të jetës profesionale dhe familjare e vazhdoi në qytetin e Durrësit, për të cilin dha gjithçka, kontribut që iu shpërblye me mirënjohjen dhe vlerësimin e gjithë qytetarëve durrsakë. Ai mbahet mend si themelues i arkitekturës moderne kur në fillim të viteve '90 themeloi studion e parë arkitekturore në qytetin bregdetar.

Hajdar Kovaçi është një nga aktivistët më të njohur të Partisë Demokratike në Durrës. Ai ka kandiduar për deputet nën siglën e PD në vitin 2001 dhe ka përfaqësuar për dy mandate qytetarët në Këshillin Bashkiak të Durrësit. Në të gjitha detyrat e tij ai shërbeu me integritet, dhe ishte model i qytetarit familjar, i intelektualit të angazhuar për interesat e komunitetit dhe i profesionistit të talentuar.

Dar Kovaçi do të mbetet përherë në kujtesën e kujtdo që pati fatin ta njohë dhe në mirënjohjen e të gjithë durrsakëve për të cilët dha aq shumë. U prehtë në paqe!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tutu: 29/04/2020 12:55

    Te gjithe arkitektet e Durresit si nje bande e vertete e katandisen Durresin ne ate gjendje qe eshte sot...!!

    Përgjigju
  • O Bashe: 28/04/2020 23:09

    Po doktor vdekjen kur do ta ngushellosh?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë