Për të 4-tën ditë radhazi, qytetarët u mblodhën sot për të protestuar kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec.
Itinerari i ndjekur dhe në 3 protestat e tjera, nga sheshi ‘Skënderbej’ ku bëhet grumbullimi te kryeministria, nuk ndryshoi as sot pavarësisht masave të marra nga Policia e Shtetit për shkak të ndeshjes miqësore që u zhvillua në ‘Air Albania’ mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Fillimisht, protestuesit marshuan drejt kryeministrisë, por pranë ‘Hotel Dajti’ u përballën me disa barriera që tregonin ndalimin e kalimit më tej si dhe me një kordon policie. Protestuesit arritën të depërtonin efektivët ndërsa menjëherë përballë tyre u pozicionuan 3 autobotë me ujë, të cilët qytetarët përsëri i bënë rezistencë.
Autobotët u tërhoqën ndërsa protestuesit vijuan marshimin te kryeministria me thirrjet ‘Narta është e jona’, ‘Mos ma prekni Nartën’, ‘Edi Rama jep dorëheqjen’ e ‘Sali Berisha në burg’.
Pasi u larguan nga kryeministria, protestuesit u shpërndanë nëpër Tiranë ku i bënë thirrje qytetarëve që ndodheshin nëpër kafe e në automjete që t’i bashkoheshin në tubim. Një tjetër marshim u zhvillua përsëri në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ ku më pas protestuesit shkuan përpara selisë së Partisë Demokratike duke thirrur “opozitë e shitur”.
Një protestë simbolike kundër ndërtimeve në Zvërnec u zhvillua dhe në Vlorë e Durrës, ku pjesëmarrja ishte më e ulët. Protesta e radhës pritet të mbahet përsëri ditën e nesërme po në orën 18:00.
Duket se protesta e sotme ende nuk ka përfunduar. Protestuesit, pasi u shpërndanë me grupe në disa zona të Tiranës, kanë marshuar përsëri drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ ku dhe kanë kaluar përpara kryeministrisë. Ata u drejtuan drejt selisë së Partisë Demokratike duke thërritur në kor “opozitë e shitur” dhe 'Sali komunisti'.
Pasi u larguan nga kryeministria, grupe protestuesish janë shpërndarë nëpër kryeqytet. Disa prej tyre u ulën në ‘Sheshin Skënderbej’ e të tjerë u kërkuan qytetarëve që ndodhedhin nëpër kafe tu bashkoheshin.
Të tjerë bllokuan rrugën duke ndaluar automjetet, ndërsa një tjetër grup ka shkruar te selia e PS. Protestuesit janë nisur dhe drejt zonës së ‘Bllokut’ me thirrje që qytetarët t’iu bashkohen ndërsa në kor thërrasin ‘Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve’.
Qytetarët e ngritur në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec janë përplasur me kordonin e forcave të policisë, i vendosur te ‘Hotel Dajti’ me qëllim për të mos lejuar marshimin te kryeministria dhe si masë e marrë për shkak të ndeshjes miqësore që zhvillohet në mbrëmje në ‘Air Albania mes Shqipërisë dhe Izraelit. Protestuesit po tentojnë të çajnë kordonin me qëllim vijimin e marshimit drejt kryeministrisë. Policia ka afruar në zonë autobotë me ujë me qëllim shpërndarjen e tyre.
Komente










Po mirë ore kaq naive e bëtë veten ju..?! Nuk dua absolutisht të mbroj Ramën dhe aq me pak Berishën. Dhe e them me bindje që jam plotësisht pro kauzës suaj në parim. Biles nëse doni të them mendimin tim, ju nëse jeni të zotë, çojeni deri në fund këtë që keni nisur, që do të thotë shkoni dhe në Palasë e deri poshtë në Kasmil dhe prishini ndërtimet e Samir Manes me shokë, dhe pastrojeni komplet bregdetin. Duhej të kishte një ligj përjetë që ndërtimi në bregdet nuk duhet të lejohet deri në 1 km në brendësi të tokës. Por pse e ngritët pikërisht tani këtë kauzë kur ndërkohë ka pasur plot të tjera. Pse pikërisht tani që jemi në periudhën e fundit para antarësimit?! Përse doni të na largoni përsëri edhe të na vononi edhe nja 15-20 vjet të tjerë?! Sepse po e humbëm këtë shans, kushedi kur na bie rasti pastaj për tu afruar me BE-në. Shtete si ne, kaq të vegjël kanë shumë nevojë për të qenë të integruar plotësisht në një bashkësi shtetetesh, aq më tepër në këtë bashkësi si BE e cila është më e fuqishmja në glob. Nëse ndodh kjo, dmth vonimi ose mbase edhe largimi nga BE, dijeni që do jeni ju përgjegjësit për fëmijët tanë që do vazhdojnë tranzicionin e trashëguar.
PërgjigjuPo per cmimin e naftes pse nuk u ngriten , per abuzimet me tenderat per inflacionin dhe kullat e ndertuara me para droge
PërgjigjuKëto lloj grumbullimesh janë si pula pa kokë,në Sërbi ka një vit që mblidhen dhe çfar kanë sjellë....lesh.... Janë dorë e fshehtë e sërbit dhe grekut...
PërgjigjuVLORA. .VLORA...VLORA....BJERI O TE LUMTE DORAAAAAA......
Përgjigju