Pas aksionit në bregdetin e Sarandës kundër ndërtimeve pa leje që përfundoi me shkarkimin nga detyra të kupolës drejtuese të Policisë së qytetit bregdetar dhe shembjes së beach-barit ‘Copacabana’, Prokuroria ka firmosur 12 masa sigurie, në mesin e tyre dhe për pronaren Arjola Dhrami Bajo, e shpallur në kërkim si dhe Xhaferr Bajon.
Masat e sigurisë janë lëshuar për 4 efektivë, 4 zyrtarë të IMT-së Sarandë dhe 4 biznesmenë. Deri më tani në pranga kanë rënë efektivët Kristofor Shkrepa e Kastriot Sotka si dhe Alqi Papa, pronari i hotel ‘Oasis’. Në këtë hotel, Prokuroria ka sekuestruar një kat i dyshuar i ngritur pa leje mbi tarracën e hotelit 6-katësh në rrugën “Butrinti”, në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.
Masë sigurie është lëshuar dhe për kryeinspektorin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) Eduart Veliu si dhe për efektivin Irakli Koçiaj.
Aksioni kundër ndërtimeve pa leje në bregdetin e Sarandës ka nisur me shembjen e ‘Copacabana’. Drejtues të komisariatit të Sarandës dyshohet se kanë lejuar zhvillimin e aktivitetit të këtij biznesi si dhe investimin pa leje, të dyshuar me prejardhje nga grupe kriminale, në këmbim të ryshfeteve. Hetimet zbuluan përfshirjen e shefit të komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari si edhe tre inspektorë të policisë, Andi Duro, Ajdin Ismailaj dhe Robert Çullaj.
Me akuzat për “Shpërdorim detyre”, “Kryerje të veprimeve arbitrare” dhe “Mosmarrje masash për ndërprerjen e gjendjes së paligjshme”, vepra që dyshohet se janë kryer edhe në raste të tjera, Gjykata e Sarandës caktoi disa ditë më parë, 30 ditë burg për shefin e komisariatit Gëzim Bashllari dhe inspektorin Robert Çullaj. Për dy inspektorët e tjerë të policisë, Ajdin Islamajn dhe Andi Duron u vendos masa “arrest në shtëpi”.

Beach bari 'Copacabana'
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente











Ee i atrestoni sa per sy e faqe dhe mbas dy javesh dalin prape.Paguajne "gjoben" sigurisht.
PërgjigjuPO SI KA MUNDESI MORE TE LEJOHET NJE QELBESILLEK ATY ..NJE LOKAL ME DERRASA QE TE SHET PIJE NGA 1 EURO NE 7-8 EURO.....SI I LEJON PUSHTETI LOKAL ATY....SA ME SHPEJT TE PRISHEN KETO PISLLEQE NGA SARANDA NE VELIPOJE....KETE TE KONTROLKOJE EDI RANA..JO TE ME SHKOJE NE JAPONI...JAPONIA I KA RREGULLUAR PUNET E VETA...NE NUK JEMI GJEKUNDI....
PërgjigjuKy Kaço Satka do ta hante një ditë se kokrra xhambazit është, Fori shkretë do ketê qenê tapê kur ka firmosur
Përgjigju