Shqiptarja.com zbardh listën me 51 anëtarë që janë kandidatë për këshillin bashkiak të Vlorës. Në listë janë emra të njohur nga politika lokale, biznesi, pedagogë, ish-futbollistë, por edhe këngëtarë dhe gazetarë. Lista kryesohet nga Anduel Tahiraj kryetar i PS-së në Vlorë.
Në listë janë edhe Ervis Moçka kryetar i qarkut, Ilir Metaj ish-drejtor i Turizmit, Migena Balla pedagoge, Teki Xhemalaj ndërtues, Besian Gega doktor, Englantina Imeraj gazetare dhe Sokol Kushta ish-futbollist.
Komento