Ndjekje si në filma, shqiptari kapet me mbi 20 kg marijuanë në makinë! Arrestohet ai dhe një shtetas grek

Droga e sekuestruar në kufirin shqiptaro-grek

Një shtetas shqiptar është arratisur si nëpër filma duke mos iu bindur urdhrit të policisë greke për të ndaluar. Ai ka ardhur me një automjet që vinte nga kufiri greko-shqiptar dhe sapo policia ka bërë shenjë për të ndaluar ai ka shtuar shpejtësinë për t'u larguar.

Kjo ka sjellë ndjekjen e tij dhe është ndaluar në Agelokastro, Aitiloakarnania. Gjatë kontrollit të makinës u gjetën 20 pako me 20 kg 500 gram marijuanë.

Në pranga ra drejtuesi i mjetit, një shtetas shqiptar, dhe pronari i makinës një shtetas grek. Gjatë aksionit policia sekuestroi sasinë e drogës, 3 celularë  dhe 200 euro.

Makina ku ndodhej droga

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të bëhen testime masive në popullatë për koronavirusin?

Komento

Komente

  • Kafsha: 02/06/2020 07:26

    Janë jorgje jo shqiptare!

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Biberaj në Report Tv: PD po përgatitet për 2 palë zgjedhje! 'Garda e vjetër' u largua kur ramë në opozitë, mosmirënjohës