Ndodhet në terapi intensive, Basha për kryeministrin Johnson: Shërim sa më të shpejtë, Britania ka nevojë për ty

Ndodhet në terapi intensive, Basha për kryeministrin Johnson: Shërim sa më të shpejtë, Britania ka nevojë për ty

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i ka uruar shërim sa më të shpejtë kryeministrit të Anglisë Boris Johnson, i cili është prekur nga koronavirusi dhe për momentin gjendja e tij nuk paraqitet edhe aq pozitive, pasi ndodhet në terapai intensive.

Ndër të tjera në postimin e tij numri një i opozitës thotë se populli britanik ka nevojë për për Johnson.

"I uroj kryeministrit Boris Johnson një shërim të shpejtë. Njerëzit e Britanisë së Madhe kanë nevojë për ju në luftën kundër COVID-19. Mendimet dhe lutjet e mija janë për të dhe të dashurit e tij. Të vendosur dhe të bashkuar do ti kapërcejmë këto kohë sfidash,"-shkruan Basha në 'twitter'.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 07/04/2020 11:40

    Mbasi te sherohet Borisi te zente ty e mos te leshofte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja

Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja