Ndryshim i sistemit zgjedhor?!
Felaj: Nuk përjashtohet mundësia

TIRANË - Mazhoranca nuk përjashton mundësinë e ndryshimit të sistemit Zgjedhor. Në një intervistë për Report TV ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Ermonela Felja thotë se në janar me nisjen nga puna të komisionit për reformën zgjedhore, çdo variant do të jetë në tavolinë.
 
"Edhe më parë janë shtruar ide të tilla të korrektimit të sistemit, të një përfaqësimi sa më të denjë sepse kritika ka pasur gjithmonë në këtë drejtim. Jemi të hapur ndaj çdo lloj propozimi. E rëndësishme është që palët të vinë afër njëra-tjetrës në një dakordësi të plotë. Një sistemi që ju shërben të gjithëve, në fakt nuk i shërben mazhorancës sot apo mazhorancës që do të vi. Qoftë sistemi mazhoritar, qoftë sistemi proporcional, qoftë sistemet të korrektuara në mënyrën e tyre kanë avantazhet dhe disavantazhet e veta. Ne do na duhet besoj të zgjedhim atë çfarë na shërben dhe që përvoja e zgjedhjeve na ka treguar që kjo vlen dhe kjo nuk vlen", - tha Felaj.

Krahas rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it, Komisioni bipartizan duhet të bëjë dhe një rishpërndarje mandatesh të deputetëve në bazë të numrit të popullsisë, sipas ndarjes së re territoriale me 61 bashki.

"Kjo reformë duhet të ketë një përkthim dhe në Kodin Zgjedhor pra përfaqësimi duhet të jetë sa më i përshtatshëm edhe ndaj reformës territoriale", - u shpreh ministrja.

Komisioni bipartizan i reformës Zgjedhore ka mandat 3 muaj për të ndryshuar ligjin elektoral. Formula e miratuar ishte ajo e propozuar nga kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi me 10 anëtarë dhe bashkëdrejtim PD-PS. Por në varësi të negociatave që do të rinisin në janar, numri i anëtarëve mund të jetë më i madh. /Report Tv/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ Qytetari denocon: Qëlluan me armë zjarri në qytet! Policia gjen motorin e djegur

Bulqizë/ Qytetari denocon: Qëlluan me armë zjarri në qytet! Policia gjen motorin e djegur