Eksperti rrugor Fadil Likaj ka komentuar në Report Tv ndryshimet e reja të Kodit Rrugor që u miratuan një ditë më parë në parlament edhe me votat e opozitës. I ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, eksperti tha se këto ndryshime ishin të duhura duke pasur parasysh edhe aksidentin tragjik që u dënua në mbikalimin e TEG-ut ku tre të rinj humbën jetën.
“Është propozuar që rritja të shkojë në 130 km-h, këto ndryshime të kufizimit të shpejtësisë janë bërë më së miri, i përgëzoj për këtë gjë, për të gjitha ndryshimet e kodit rrugor. Janë bërë në përputhje jo vetëm me rrugën, situatën, shkeljet, janë bërë në mënyrën më të duhur”, tha ai në Report Tv.
![]()
Likaj shpjegon në Report Tv se drejtuesit e rinj s’do lejohen të drejtojnë makina me fuqi të lartë motorike në 2 vitet e para. Ai thekson se ky ndryshim wshtw marrw bazuar nw masat qw zbatojnw vendet europiane.
“Drejtuesit e mjeteve për dy vite nuk mund të drejtojnë një automjet me madhësi më të madhe se 55KW/ton! Nëse automjeti është me djegie të brendshme do kuptojmë që drejtuesit e ri nuk mund të drejtojnë një mjet me fuqi 55/kë/h kur automjeti është bosh.
Është përcaktuar edhe fuqia, ashtu si në vendet europiane. Drejtuesit e rinj për dy vite nuk mund të drejtojnë një automjet me cilindratë më shumë se 1200. Do të thotë që një drejtues i ri nuk mund të drejtojë automjete me fuqi më të madhe se 1200 kubikë. Siç është marrë shembull nga aksidenti i fundit, që drejtonte një automjet më fuqi më të madhe se 1300 kubikë. Kjo është një ndër pikat”, tha ai.
Me ndryshimet e Kodit Rrugor, efektivët dhe postoblloqet e policisë nuk do të qëndrojnë në rrugët nacionale për të ndëshkuar shoferët që shkelin rregullat. Puna e tyre do të zëvendësohet me pajisje inteligjente. Në vendin tonë risi për rrugoren do të jenë makinat e reja teknologjike të cilat nuk do të pikasin vetëm shkelësit, por do të skanojnë edhe problemet e tjera, si gjobat e papaguara, e deri tek kolaudimi.
Një tjetër pikë që do të ndryshojë në Kodin Rrugor është edhe rritja e shpejtësisë në ato autostrada që plotësojnë standardet e duhura. Në favor të qytetarëve është parashikuar edhe përgjysmimi i gjobës nëse paguhet brenda afatit të caktuar. Më herët shoferët që paguanin një masë administrative brenda 5 ditësh, përfitonin 20% ulje. Tashmë me rregullat e reja, nëse paguhet brenda 15 ditëve, vlera e gjobës do të paguhet me 50% ulje. Mirëpo, nga ana tjetër, Kodi i ri parashikon ashpërsim dhe dyfishim të masës administrative për qytetarët që u hiqet patenta. Kjo kategori shkelësish do të paguajnë dyfish të gjobës, për të mos iu tërhequr leja e drejtimit. Një tjetër problematikë ka qenë edhe vendparkimet publike. Në këto kushte është kërkuar që 50% e parkimeve të jetë pa pagesë.

