ish-deputetja socialiste, Arta Dade, ka rezerva lidhur me ndryshimet në qeveri ku u tjetërsua rreth 90% e kabinetit. E ftuar te "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, Dade tha se ministrat e rinj nuk kanë lidhje me PS, por janë ftuar në qeveri si të afërm të kryeministrit. Sipas saj, qeveria aktuale nuk është e PS-së, por e njerëzve pranë Ramës. Gjithashtu, ajo akuzon kryeministrin se ka thelluar kulturën e pandëshkueshmërisë njësoj si në qeverinë e Berishës, ndërsa shton se ekzekutivi aktual është përfshirë në disa skandale dhe askush sipas saj nuk ka mbajtur përgjegjësi. Ajo i kërkon Ramës të largohet nga drejtimi i qeverisë. Dade sqaron ndërkohë se është kundër zgjedhjeve të parakohshme, por shton se PS është në gjendje të formojë një tjetër qeveri pa Ramën kryeministër. Dade thotë gjithashtu se Rama do ta humbiste një mocion mosbesimi në Kuvend.
Komente








..Populli ka votuar..,Rama_n..,dhe jo PS..,mendoj une!..eshte Zotesia e Rames ne Fushate elektorale dhe Karizma dhe ProtoTip_i i Tij,qe PS ka sukses..PS pa Ed Rama_n kryetar ta harroje Pushtetin.. Eshte merita e Rames qe i ka dhene nje Fytyre e Fryme te re PS..,madje une do i keshilloja te dilte menjane e te formonte 1 Parti me vehte..
PërgjigjuFoli kjo ehh zoot, po pse ti è ndrite bashkë me banditët djemt e tu Ik o plakë e rrjedhur.
PërgjigjuTani ke fol tamam si b**e. U ktheve ne origine.
Përgjigjuzonja Dade percaktimi juaj per qeverine Rama eshte shume i sakte , se aty socialistet nuk perfaqesohen . Rama harrin se zgjefhhet u fituan si PS dhe jo si personale te Rames . Megjithate fajin e keni dhe ju eluta e OS qe e kate pertine me demokratike ne Shqiperi ne dyart e timonierit . Te vetmit qe tregojne ate trashegimi te drejte socualiste jane Majko dhe Brace , pjesa theter jane PPP si karakteristike personale e Rames . Mire do ishte qe socialistet me baze te perbenin boshtin qeverises , megjithate i pafte hajrin
Përgjigju