Ndryshojnë rregullat për pagesën e dëmshpërblimit financiar për ish-të përndjekurit/ UDHËZIMI

Me një Udhëzim të datës 16 tetor, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka vendosur ndryshime lidhur me procedurat e përllogaritjes së përfitimeve nga ligjet e mëparshme dhe të pagesave të dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë të regjimit komunist. Me këtë akt, përcaktohen disa rregulla të reja, që kanë të bëjnë me atë, se si mund të merret i gjithë detyrimi i parashikuar nga ligji në mënyrë të menjëherëshme, ose se si do të veprohet në rastet e tjera, për këstet e mbetura pë shpërndarë.

Ndryshimet

Në bazë të buxhetit vjetor të vënë në dispozicion, fondi i dëmshpërblimit të ish-të dënuarve politikë nga regjimi komunist do të ndahet në mënyrë proporcionale për të gjithë përfituesit, me kusht që kësti i dëmshpërblimit të mos jetë më i madh se një milion lekë.

Për të gjitha subjektet përfituese parësore, kur vlera totale e dëmshpërblimit është mbi tetë milionë lekë, do të vijohet me pagesën e këstit pasardhës deri në shpërndarjen e plotë të shumës së miratuar.

Në rast se vlera totale e miratuar për të gjithë përfituesit është deri në një milion lekë, shpërndarja e dëmshpërblimit do të kryhet me një këst të vetëm, pavarësisht fazës në të cilën ndodhet shpërndarja e dëmshpërblimit. Me kryerjen e pagesës së dëmshpërblimit, për të gjithë përfituesit, brenda këstit më të ulët, fillon pagesa e këstit pasardhës. Ky mekanizëm do të përsëritet deri në shpërndarjen e plotë të shumës së dëmshpërblimit.

Hyrja në fuqi

Ky udhëzim tashmë ka hyrë në fuqi, duke qenë se është publikuar ditën e djeshme në Fletoren Zyrtare.

Dëmshpërblimet

Vlera e detyrimit të njohur nga shteti shqiptar dhe i papaguar për ish të përndjekurit politikë deri në fund të vitit 2018 është 33 miliardë e 381 milionë lekë, ose rreth 300 milionë dollarë. Nga llogaritjet e bëra nga auditi i KLSH rezulton se nëse buxhetimi i këtij fondit do të vazhdojë me këtë rritëm, ky detyrim do të mund të shlyhet vetëm pas rreth 33 vitesh.

Fondi për rehabilitimin e të përndjekurve politikë është në varësinë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Për vitin 2018, ky fond referuar Tabelës së Treguesve Fiskalë është realizuar në vlerën 997 milionë lekë, nga 2 miliardë e 51 milionë lekë të planifikuara me ligjin “Për buxhetin e viti 2018” ose 48% në raport me planin vjetor fillestar dhe 97% në raport me planin përfundimtar.

Fondet

Me ligjin fillestar të buxhetit 2018, fondi për rehabilitimin e të përndjekurve politikë është planifikuar në vlerën 2,051 milionë lekë. Me Aktin Normativ nr. 1, ky fond është planifikuar në vlerën 1,047 milionë lekë, pra është ulur në vlerën 1 miliard lekë, ose 49% krahasuar me planin fillestar. Ndërsa me Aktin Normativ nr. 2, programimi përfundimtar i këtij fondi është 1,033 milionë lekë, pra është ulur më tej në vlerën 14 milionë lekë.

Aktet

Nga viti 2009, kur ka filluar procesi i përllogaritjes së masës së dëmshpërblimit, si dhe shpërndarja e kësteve përkatëse pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe deri në fund të vitit 2018 janë miratuar në total 27 VKM për shpërndarjen e dëmshpërblimeve. Rezulton se për vitin 2018 është miratuar VKM nr. 256, datë 09.05.2018, për 142 dosje në vlerë totalë dëmshpërblimi 263,686,873 lekë, prej të cilave janë paguar 104 dosje në vlerën 57,800,055 lekë.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë