Ndryshon ligji për vreshtarinë, nxitje verës vendase! Qeveria më shumë kompetenca në marrjen e huave! Dekoratat e medaljet jo në duart e presidentit

Në mbyllje të sesionit parlamentar, ligjvënësit miratuan ndryshimin e 10 ligjeve. Ndryshimet prekin bujqësinë, farmaceutikën, mbështetjen sociale, Policinë Bashkiake, si dhe zërin e të ardhurave në buxhetin 2022. Ndryshon dhe mënyra e dhënies së medaljeve dhe titujve të nderit

1-Ligji “Për vreshtarinë dhe verën”, tashmë i ndryshuar detyron kultivuesit e vreshtit dhe prodhuesit e verës të raportojnë mbi llojin, sasinë dhe origjinën e rrushit që do të përdoret për prodhimin e verës si dhe destinacionin ku do ta tregtojnë.

2-Një tjetër ligj i miratuar në seancën e fundit plenare ishte edhe ai për njohjen e kontributeve shoqërore për nënat me tre apo më shumë fëmijë, njëri prej të cilëve duhet të jetë nën 5 vjeç. Nga ligji, përfitojnë 5 800 nëna, të cilat përveç numrit të fëmijëve duhet të përmbushin edhe kushtin e të ardhurave familjare nën 100 mijë lekë.

3-Një tjetër ligj që u shoërua me diskutime të forta ishte edhe miratimi i fondit 56.85 mld dollarë hua nga fondi Arab për përfundimin e aksi Qukës-Qafë Plloce, deri në kilometrin 33.8. Segmenti rrugor i gjatë 43.8 kilometra ka mbetur pa përfunduar prej 13 vitesh për shkak të problemeve teknike.

4-Jo pak debate prodhoi edhe diskutimi për shtimin e kompetencave të Policisë Bashkiake. Sipas ligjit të ri, policia bashkiake, kujdeset për qetësinë publike, mënjanon ndotjen akustike dhe ka për detyrë që të ndalojë, shmangë e prishë ndërtimet e paligjshme. Për opozitën, ky ligj i kthen policët bashkiakë në patronazhistë.

5- Akti normativ për shtimin e 5 miliardë dollarëve të ardhura në buxhetin e shtetit për vitin 2022, i çon ato në 581.8 miliardë lekë. Defiçiti buxhetor dhe borxhi publik mbeten të pandryshuar, ndërsa fondi rezervë rritet në 3.5 miliardë lekë. Shtohet fondi rindërtimit, ndërsa 200 mln lekë do të shkojnë për bujqësinë shifër që është komentuar si e pamjaftueshme.

6- Me miratimin e ligjiyt për Huatë, qeveria do të ketë më shuëm kompetenca. Sipas ligjit, marrja e borxheve në tregun e jashtëm nga qeveria do të parashikohen në buxhetin e shtetit, dhe momenti i daljes në treg do të jetë me vendim të Këshillit të Ministrave, pa nevojën e paraqitjes së akteve ligjore në Kuvend.

7-Një jetër risi është që dekoradat dhe medaljet do t’i kalojnë si komptetencë qeverisë medaljet nga Presidenca në “duart” e qeverisë. Në ligj parashikohet dhe numri vjetor i dekoratave, teksa për medaljet numri është i papërcaktuar.

8-Ndryshime ka pësuar edhe ligji i barnave. Farmacitë që pëgatisin preparate mjekësore duhet të marrin laboratorë të çertifikuar dhe të raportojnë për preparatet që përgatisin. Ligji i ri, i hap rrugën Ministrisë së Shëndetësisë të nënshkruajë marrëveshje të posaçme për aksesin në medikamente inovative të cilat kanë patentë, për të lehtësuar aksesin e qytetarëve te këto barna.

A.M./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”