Ndryshon ligji: Si mund të pezulloni nga detyra për 6 ditë prokurorët dhe gjyqtarët e KÇK-së 

Kushdo që disponon të dhëna dhe elemente të vërteta mbi veprimtari dhe sjellje abuzive të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i krijohet mundësia për të pezulluar magjistratin nga detyra, përmes një ankimi me shkrim, brenda gjashtë ditëve. Nëse më parë pezullimi i prokurorit dhe gjyqtarit kërkonte deri në një vit kohë, pra deri kur të përfundonte hetimi disiplinor, tashmë pezullimi mund të behet për disa ditë. Kështu parashikon një projektligj që tre deputetë të Partisë Socialiste kanë dërguar në Kuvend. Nisma është një tjetër masë emergjente për të goditur dhe izoluar grupin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, të quajtur ndryshe 'KÇK', 'kap çfarë të kapësh'. Ankesa mund të bëhet nga çdo individ, i cili mund të identifikohet ose të mbetet anonim. Deri kur të ngrihet Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ankesat do të bëhen pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor. 

Konkretisht nisma që ndryshon ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve parashikon që Inspektori i Lartë i Drejtësisë kryen menjëherë një hetim paraprak për të verifikuar besueshmërinë e burimit të informacionit ose ankesës ndaj një gjyqtari apo prokurori. Kur Inspektori vlerëson se ankesa është e besueshme, ia paraqet KLP ose KLGJ kërkesën e arsyetuar për fillimin e një procedimi disiplinor dhe për pezullimin e magjistratit, brenda 3 ditëve nga marrja e ankesës ose nga momenti që ka marre dijeni për shkeljen e pretenduar. Këshilli pezullon magjistratin nga detyra, nëse krijon bindjen se vazhdimi i magjistratit në detyrë dëmton rezultatin e procedimit disiplinor, pengon konkluzionin e tij të drejtë ose të rregullt, ose diskrediton rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit. Këshilli vendos për pranimin ose rrëzimin e kërkesës për pezullimin e tij jo me vone se 3 dite pas paraqitjes së kërkesës.

Në arsyetimin e tyre, tre deputetët propozues të nismës ligjore theksojnë se kjo masë ndërmerret për të rivendosur besimin e publikut tek drejtësia. “Në rastin kur, për shembull, magjistratët dyshohet të jenë të përfshirë në një krim, por që nuk janë në kushtet e një mase sigurimi "arrest në burg" ose "arrest në shtëpi" dhe përpara marrjes së cilësisë së të pandehurit, Këshilli përkatës nuk do të kishte mundësi të kryente pezullimin nga detyra, referuar parashikimeve ligjore ekzistuese. Kësisoj, magjistrati do të vazhdonte të gjykonte ose të ushtronte ndjekje penale, çka do të rrezikonte të dëmtonte besimin e  publikut në sistemin e drejtësisë. Për të evituar këtë mundësi, ndryshimet e propozuara si me poshtë parashikojnë mundësinë e këshillave përkatës (KLGJ/KLP) që të vendosin lidhur me pezullimin mbi bazë diskrecionare të magjistratit të përfshire në një procedim disiplinor që në momentin e fillimit të hetimit disiplinor”.

(Kliko këtu për të lexuar relacion e plotë të projektligjit për ndryshimet)

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • qytetari: 20/12/2019 23:45

    Jane 90% te korruptuar.. nje arsye perse ikin njerezit jane dhe keta pushta qe ja pine gjakun miletit

    Përgjigju
    • sapa: 22/12/2019 08:12

      Jo 90% por 100%!Edhe ndonje element pozitiv qe mund te kishte mbetur nuk mundi ti rezistonte dot parase!

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Incident gjatë fluturimit Hamburg-Prishtinë, avioni bën ulje të detyruar në Beograd

Incident gjatë fluturimit Hamburg-Prishtinë, avioni bën ulje të detyruar në Beograd