I dënuar dhe në 2017 kërkoi azil në Gjermani, sot u betua si deputet në Kuvend

Sot në Kuvendin e Shqipërisë janë betuar dy deputetë të rinj. Ata janë Artemis Dralo (Malo) dhe Ervis Meço. Zv/ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Artemis Dralo mori mandatin e Flamur Golemit, i cili do të kandidojë në bashkinë e Gjiroksatrës në zgjedhjet e 30 qershorit.

Ndërkohë që Ervis Meço është deputeti i radhës që futet në Kuvend nga listat e PD-së nga qarku i Vlorës. Ervis Meço është përfaqësues i partisë së komunitetit egjiptian, kandidati i Partisë për Europianizim dhe Integrim, me kryetar Rivelino Çunin. Kjo forcë politike në zgjedhjet e shkuara ishte aleate me Partinë Demokratike.

Artemis Dralo (Malo) dhe Ervis Meço

Ai ka qëndruar si azilant politik në Gjemani për katër muaj por nuk e ka përfituar statusin. Sipas formularit të plotësuar nga ai vetë, Meço ka shkuar në Gjermani për azil pas zgjedhjeve të 2017. Meço në formularin e tij të dekriminalizimit sqaronte se ishte dënuar në Gjermani me 30 ditë burg, që ishte konvertuar në gjobë, pasi ka përgjuar në mënyrë të paligjshme një zyrtar gjerman. Bashkë me Meçon shkon  në 122 numri i deputetëve me mandat, teksa mbeten edhe 18 karrige pa plotësuar nga opozita e re, një nga listat e LSI-së dhe 17 nga PD-ja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hahaha: 23/05/2019 10:46

    Ja hodhi evgjiti ho ho me lek me qejf i pari i evgjitërve u bë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja