Referuar raportit vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit është 18,9 miliardë lekë, nga 21,6 miliardë që ishte vjet. Ndërsa sipërfaqja ndërtimore për këto leje të dhëna është mbi 455 mijë metër katror.
Ndërsa për periudhën 9 mujore sipas INSTAT janë miratuar 1299 leje ndërtimi, me një rritje prej 294 leje krahasuar me të njëjtën periudhë krahasuar me vjet.
Numri më i madh i lejeve të dhëna i takon qarkut të Durrësit, Tiranës dhe Korçës, por gjatë këtij viti ka ndryshuar renditja, pasi kryeqyteti është spostuar nga qyteti bregdetar i Durrësit.
Sipas INSTAT në 9 muaj të këtij viti lejet e dhëna për ndërtime të reja në Durrës janë dyfishuar krahasuar me vjet, pasi në total këtë vit janë miratuar 472 leje ndërsa vjet për të njëjtën kohë ishin vetëm 230.
Ndërsa sa i takon Tiranës, këtë 9 mujor janë miratuar 3 leje me pak se vjet, duke u dhënë në total vetëm 317 leje ndërtimi.
LEJET E NDËRTIMIT NË SHQIPËRI
Janar-Shtator 2022 1,005 leje ndërtimi
Janar-Shtator 2023 1,299 leje ndërtimi
Rritja +294 leje ndërtimi
TIRANË
Janar-Shtator 2023 317 leje ndërtimi
Janar-Shtator 2022 320 leje ndërtimi
Diferenca -3 leje ndërtimi
DURRËS
Janar-Shtator 2022 230 leje ndërtimi
Janar-Shtator 2023 472 leje ndërtimi
Diferenca +242 leje ndërtimi
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.3%
-
Jo
83.6%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 3282
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Censi 2023/ Tirana ‘rrëmben’ banorët e periferisë, qytet i mbipopulluar! Rënie e fortë e banorëve në qarqet Fier, Elbasan e Shkodër
29 Qershor, 16:55
-
Censi 2023/ Jemi 200 mijë banorë më pak se në 1979! Mesatarisht ikin 50 mijë shqiptarë në vit, Shqipëria ‘shtëpia’ e 108 mijë imigrantëve
29 Qershor, 07:18
-
Të dhënat e Censit dolën/ Çoçoli në 'Studio Live': INSTAT duhet të bëjë transparencë pse u vonuan! Haxhimali: Ka indicie për 1.7 milion banorë
28 Qershor, 19:07
-
‘Bum’ ndërtimesh në vend, por Censi zbulon shifrat: Në 13 vite u shtuan 70 mijë banesa, 356 mijë banesa janë bosh
28 Qershor, 17:45
-
Korça me uljen me të pakët të popullsisë në krahasim me gjithë qytetet shqiptare
28 Qershor, 16:32
-
Publikohen të dhënat e Censit 2023: Në Shqipëri 2 milionë e 402 mijë e 113 banorë! Popullsia tkurret me 419 mijë në krahasim me 2011
28 Qershor, 11:25
-
Mbi 31 mijë të huaj hynë çdo ditë në Shqipëri gjatë majit, 973 mijë turistë! Bumi zhvlerëson valutat, euro zbret në 100.2 lekë
24 Qershor, 16:56
-
Kriza e blegtorisë po thellohet! 677 mijë krerë më pak në një dekadë, bie prodhimi i qumështit! Fuqizohet importi i kafshëve të gjalla
23 Qershor, 21:48
-
Burrat shqiptarë shkojnë në aktivitete kulturore më shumë se gratë
23 Qershor, 07:57
-
Viti akademik 2023-2024, INSTAT: Arkitektura dhe ndërtimi dega e preferuar, rreth 6 mijë të regjistruar! Mes studentëve shqiptar edhe italian
22 Qershor, 17:33
-
Turizmi, të huajt 'vërshojnë' drejt Shqipërisë, net-qëndrimet në hotele u rritën me 74.5%
20 Qershor, 07:24
-
Eksportet i rikthehen rënies, u tkurrën me 12.4% në maj! U shitën më pak tekstile dhe produkte ushqimore
18 Qershor, 15:02
Sa me shume beton or teeeejjjjj
Përgjigju