S'ka liri as për dhëndrin e Berishës! Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Malltezit, në arrest shtëpie për aferën ‘Partizani’

TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Jamarbër Malltezit për masën e sigurisë arrest në shtëpi, vendosur nga gjyqtarja e Apelit të Posaçëm Iliriana Olldashi më 21 nëntor të vitit 2023. Malltezi u arrestua dhe u la në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” nga gjyqtarja e shkallës së parë Irena Gjoka në muajin tetor, lidhur me hetimet për privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”.

Kërkesa e Malltezit për shuarjë të masës së sigurisë është rrëzuar jo vetëm nga Gjykata e Lartë, por më herët dhe nga Apeli i Posaçëm dhe nga GJKKO.

Dhëndri i Sali Berishës akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, pasi ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij. më 3 prill Gjykata e Lartë la në fuqi edhe sekuestron e 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit.

Një ditë më parë Gjykata e Lartë vendosi të mos pranojë rekursin e Berishës kundër vendimit të Apelit të GJKKO-së që nuk e lejonte të shkonte në Kuvend. Berisha, edhe pse nuk ndalet në betejat ligjore për të hequr masën e sigurisë dhe për të shkuar në Kuvend, të gjitha të rrëzuara nga hallkat e sistemit gjyqësor, vijon të shkelë vendimin e gjykatës i cili thekson se i lejohet komunikimi dhe takimi vetëm me familjarë me të cilët ai jeton.  Pas dhe ish-eurodeputetin gjerman të CDU-së, Elmar Brok dhe gazetarit të Rai-t, në shtëpinë e Berishës ka hyrë Çun Lajçi, ditën kur ky i fundit i recitoi poezi me lëvdata Berishës poshtë ballkonit.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Anglia i falet Bellingham, 'Tre Luanët' mposhtin 0-1 Serbinë

Euro 2024/ Anglia i falet Bellingham, 'Tre Luanët' mposhtin 0-1 Serbinë