Në ‘fletët’ e jetës së artistes Alida Hisku, një rrëfim personal për karrierën,ëndrrat e përgjysmuara dhe dënimin

Alida Hisku, këngëtarja e mirënjohur shqiptare do të mbahet mend gjatë nga artëdashësit , për interpretimet e saj mjaft të ndjera. Karrierën e ka nisur që në moshën 13 vjecare kur zëri i saj jehoi në Festivalin e këngës në Rtsh, me një cilesi të rrallë zëri e dhuntie muzikore. Alida Hisku në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ rrëfen momentet kulmore të jetës e karrierës së saj.

Një artiste me shpirt të lirë e cila  ka mbetur një monument i muzikës shqiptare, edhe pse ka mbi 30 vjet e ndarë nga skena. Prej vitesh jeton në Gjermani, ku e njohin si gruan e jashtëzakonshme, kurajoze dhe njeriun e dashur e shume punëtore.

“Sado bukuria dhe madhështia e jetës atje ne na mungon toka, balta, uji dhe këto unë i gjej këtu në Shqipëri dhe kjo është kryesorja përse vij këtu. Mos harroni që unë në Gjermani jo vetëm jetoj si një nënë si një gjyshe, si një bashkëshorte jetoj edhe si një përfaqësuese e figurës së femrës shqiptare atje. Gjeta një shtëpi në rrëzë të pyllit atje dhe e bleva me konceptin dhe mendimin që aty në atë oborrin e shtëpisë të ndërtojë edhe një skenë të vogël dhe aty të debutojmë, aty kam ndërtuar edhe kuzhinën time që gatuaj. Jam kuzhiniere shumë e mirë dhe kam qenë gjithmonë e tillë. “

Ajo flet për herë të parë edhe për njohjen me bashkëshortin gjerman dhe cilësitë që e bën atë të dashurohej me Alidën.

“Ky temperament, kjo veçori neve gratë shqiptare kemi një komunikim vetëm me sy edhe nëqoftëse nuk e dimë shumë mirë gjuhën kemi një komunikim me sy, mbase ai depërtimi në sy tregon edhe shpirtin”

Artistja Alida Hisku shprehet jo shumë entuziaste për mënyrën se si janë trajtuar artistët shqiptarë pas 90’.

“Nuk jemi ftuar shumë, sidomos ne të brezit tonë, muzikantët nostalgjikë nuk na kanë ftuar edhe shumë. Mendoj që koha na mënjanoi jo se na shuajti por na mënjanoi. Të gjithë ishin të etur për dicka të re dhe tani që e panë që e reja nuk është më e mirë se e vetja”.

Alida rrëfen edhe për punën e vështirë në shtypshkronjë ku vetëm në moshën 15-vjeçare duhet të punonte për 8 orë.

“Që në moshë shumë të vogël na bënin të vetëdijshëm, të kuptonim se si nxirrej leku, që të ecnim vet në jetë. Punoja 8 orë në shtypshkronjë dhe pastaj fillonte shkolla, aktiviteti, radio. Ky ishte aktiviteti i një vajze 15 vjec.”

Ndërsa rrëfen edhe prapaskenat e festivalit ku fitoi çmimin e parë me këngën “ Vajzat e fshatit tim’’ me një interpretim të rrallë që mbetet edhe sot në memorien e publikut shqiptarë:

Duhet të merrja këpucët e Emës ose të Lilianës që i ndrronim sepse kishim një palë këpucë të zeza dhe s’duhet të vishnim këpucë me ngjyra. Dhe mendo në këto përkufizime duhet të këndonim dhe ka qenë rasti kështu që mora këpucën e Liljanës dhe këpucën tjetër të Emës dhe e kisha një të madhe një të vogël ndryshonte një numër njëra me tjetrë. Kur mora cmimin e parë po dilja përjashta për të ikur kur më thirri portiere, ndërkohë po kërkoja bicikletën, kur shkoj aty më thotë Ferdinand Deda ‘ hajde shpejt’ që ta këndosh edhe njëherë këngën.

Pavarsisht viteve shkëlqimi i saj artistik nuk eshte shuar ende, për sa kohë publiku shqiptar kendon me nostalgji kenget  e saj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:16
‘I kam falur por nuk i harroj, ato i ka ndëshkuar ndërgjegja’ Alida Hisku hedh dritë mbi aspekte te panjohura të historisë së saj

Alida Hisku në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ hedh dritë edhe mbi mjaft aspekte te panjohura të historisë së saj. Dënimi i padrejtë për shkak të një ditari bën që jeta e artistes të merrte një kthesë të papritur.

''Shkaku i ditarit, nëse kjo është e imja ti nuk ke të drejtë të ma marrësh. Ma morën tre kolege të kursit në shkollën e lartë të partisë, ishim në stazh partie.

Ajo rrëfen momentet e para të arrestimit dhe plagët që ende mbeten të pashëruara:

“Janë të pabesueshme, kujtoja se po më thërrisnin për ndonjë koncert. Atëherë ka pasur shumë viktima jo vetëm artistë por edhe të tjerë. Ai që ka qenë atje i di këto gjëra, është e tmerrshme. Nuk them se i kam harruar, nuk them se nuk I kujtoj. Nuk ecet përpara se janë ato gërvishtjet e thella që ti ke në kurriz dhe në pozicione të ndryshme të jetës fillojnë prap e rrjedhin gjak. Ata kishin ditarin në dorë, ma treguan. Sikur më ra bota, sikur më ra qielli. Cdo gjë ishte e re për mua, nuk më kishte shkuar mendja. Pastaj filluan torturat shpirtërore  dhe të gjitha llojet e tjera. Derisa babai pastaj u drejtua që të jepte testen e partisë sepse edhe familja, dajat e të gjithë kanë qenë partizanë”.

Por cilat ishin ato fjalë e pjesë të ditarit që nuk u pritën mirë dhe që çuan në arrestimin dhe dënimin e saj.

“Skëterra, pula gurë këto të gjitha ishin shfaqje të propagandës, megjithëse unë nuk ia kisha thënë asnjeriut. Ato ishin kurioze se cfarë shkruaja natën unë, natën i shkruaja këto në krevat. Pastaj filluan torturat shpirtërore  dhe të gjitha llojet e tjera. Derisa babai pastaj u drejtua që të jepte testen e partisë sepse edhe familja, dajat e të gjithë kanë qenë partizanë”

Ndërsa shprehet se i ka falur koleget e saj megjithëse nuk arrin të harroj dhimbjen e shkaktuar.

“Unë I kam falur por nuk i harroj, ato i ka ndëshkuar ndërgjegja e vet nëqoftese kanë ndërgjegje sepse dhe ato ishin vegla të diktaturës nuk e kanë bërë nga shpirti i tyre por ashtu ishin të brymosura atëherë, në tre veta dy ishin spiuna”.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redandblue: 24/09/2021 19:42

    Shume keq qe nuk i permend me emer e mbiemer dhe fiks se çfare kene bere hienat dhe gjytrymet maskarenj. Duke i mbuluar dhe mos i treguar bemat e horrave te ndyre, nuk bejne gje tjeter veçse i fshehin kriminelet duke bere te mundur qe ne nje kohe dhe situate tjeter, keta horra e djaj te vazhdojne zanatin e tyre, natyrisht ne kushte e kohra te reja dhe pinjoj te rinj... Ka qene gjithmone e ne çdo kod civil thenia e neni qe thonte: 'se gjithkush qe nuk e kallzon krimin dhe e fsheh ate, eshte bashkepuntor ne krim dhe denohet njelloj me kriminelin. Dhe jo te fshihesh pas gjoja 'faljeve' e 'altruizmave' edhe me ngjyresa fetare dhe alibi te sajuara per gjoja se 'na qenkan te detyrur nga regjimi qe ti sherbejne atij'... Ata jo vetem qe i kane sherbyer regjimit, por ne shume e shume raste ose ne me te shumtat e rasteve i kane sherbyer vetes dhe natyres se tyre shtazarake dhe çnjerezore duke plotesuar 'ne kushtet e rehatise qe ia jepte posti e gjoja 'ndjenja e detyres', te gjitha poshtersite qe gelonin me bollek ne shpirtrat e tyre te semure diabolike perverse... Keta qe rane pre e kthetrave te ketyre kafsheve, jo vetem qe DUHET patjeter qe te tregojne, por te bertasin e te gerthasin me sa ze qe kane e me gjithe shpirt, per ti sherbyer shoqerise e brezve qe vine, qe keto tmerre te ulen e te minimizohen, (se qe te zhduken as qe behet fjale se kjo eshte teper ideale)... Prandaj DUHET qe te keni kurajo e trimeri qe te denonconi te keqen, se fshih ti e fshih une e kush do ti demaskoje pastaj?!!.... Kjo jete eshte lufte e paster midis te mires e te keqes e secili DUHET te lufoje sipas natyres e temperamentit e kushteve e rrethanave te vetat, por gjithsesi DUHET gjithmone qe te lufojme e kurre te mos e ndalim luften. Kjo eshte Dialektika e gjerave sot. Ose perndryshe te ulim koken e syte e te pranojme se jemi qenie te ulta e pa shpirt e aresye e norma, pa force e pa kurajo dhe jemi shndrruar ne vetem qenie biollogjike nga ata qe quhen qenie dykembesha 'HaPiDhiQi', e trushpelare komplet. Ndoshta do te ishte me e ndershme dhe me e paster kjo ne keto kohra ku njeriu ka marre fund e eshte e po zhytet gjithmone e me teper ne llum e ne lluce. Te pakten te mos dilni e te mos jepni deklarata trimerie e integriteti... Me duket se kaq mund te kerkojme nga qeniet mjerane sot e asgje me shume... O Tempora O Mores.......

    Përgjigju
    • Agron: 27/09/2021 15:12

      Perfekt. Eshte nje shkrim fantastik. Jam plotesisht dakort me cke shkruar. Respekte.

  • LORA: 24/09/2021 14:31

    Alida Hisku eshte nje interpretuese e vyer e muzikes se lehte shqiptare dhe po nje qytetare e respektuar per ndihmen patriotike qe i ka dhene Shqiperise tone,ne oret e veshtira te historise . Respekt per kontributin e saj dhe qendresen kryelarte perkunder keqberseve,,,,te cilat ben shume mire qe nuk ua permend emrin. I uroj miresi dhe shendet ne familjen e saj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë