Dënimi i padrejtë për shkak të një ditari bën që jeta e artistes të merrte një kthesë të papritur.
Shkaku i ditarit, nëse kjo është e imja ti nuk ke të drejtë të ma marrësh. Ma morën tre kolege të kursit në shkollën e lartë të partisë, ishim në stazh partie.
Ajo rrëfen momentet e para të arrestimit dhe plagët që ende mbeten të pashëruara:
“Janë të pabesueshme, kujtoja se po më thërrisnin për ndonjë koncert. Atëherë ka pasur shumë viktima jo vetëm artistë por edhe të tjerë. Ai që ka qenë atje i di këto gjëra, është e tmerrshme. Nuk them se i kam harruar, nuk them se nuk I kujtoj. Nuk ecet përpara se janë ato gërvishtjet e thella që ti ke në kurriz dhe në pozicione të ndryshme të jetës fillojnë prap e rrjedhin gjak. Ata kishin ditarin në dorë, ma treguan. Sikur më ra bota, sikur më ra qielli. Cdo gjë ishte e re për mua, nuk më kishte shkuar mendja. Pastaj filluan torturat shpirtërore dhe të gjitha llojet e tjera. Derisa babai pastaj u drejtua që të jepte testen e partisë sepse edhe familja, dajat e të gjithë kanë qenë partizanë”.
Por cilat ishin ato fjalë e pjesë të ditarit që nuk u pritën mirë dhe që çuan në arrestimin dhe dënimin e saj.
“Skëterra, pula gurë këto të gjitha ishin shfaqje të propagandës, megjithëse unë nuk ia kisha thënë asnjeriut. Ato ishin kurioze se cfarë shkruaja natën unë, natën i shkruaja këto në krevat.
Pastaj filluan torturat shpirtërore dhe të gjitha llojet e tjera. Derisa babai pastaj u drejtua që të jepte testen e partisë sepse edhe familja, dajat e të gjithë kanë qenë partizanë”