Në kërkim se kërcënoi me video intime një grua dhe i ngacmoi seksualisht mbesën, 62-vjeçari kapet në Gjermani! Pritet ekstradimi në Shqipëri

Në kërkim se kërcënoi me video intime një grua dhe i ngacmoi seksualisht mbesën, 62-vjeçari kapet në Gjermani! Pritet ekstradimi në Shqipëri

Foto ilustruese

TIRANË- Një 62-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare është vënë në pranga në Gjermani. Bëhet fjalë për Fadim Ibishin, i cili është lokalizuar në Gjermani nga Policia e Shtetit dhe pas shkëmbimit të informacionit me homologët është bërë i munduar arrestimi i tij.

Gjykata e Durrësit, me vendimin e datës 03.02.2022, ka caktuar ndaj Ibishit masën e sigurisë "Arrest në burg", pasi akuzohet se ka kanosur një grua që t’i merrte 5000 eurove, që të mos publikonte video intime të saj. Gjithashtu, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e saj.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Durrësit, me vendimin e datës 03.02.2022, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Kanosja”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Ngacmimi seksual". Shtetasi F. I. dyshohet se ka kanosur një shtetase, për dhënien e 5000 eurove, që të mos publikonte video intime të saj. Gjithashtu, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e kësaj shtetaseje”, njofton policia.

Ndaj Ibishit, rëndojnë akuzat për veprat penale "Kanosja”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Ngacmimi seksual". Ndërkohë, pritet ekstradimi i tij në vendin tonë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë