Në kushte të vështira ekonomike dhe me vajzën e sëmurë, familja e varfër 5-anëtarëshe në Bërzhitë bën apel për ndihmë (VIDEO)

Nga Ledina Jakimi

Në këtë banesë krejtësisht të amortizuar jetojnë 5 pjestarët e familjes së Fadil Hoxhës. Pamundësia ekonimike e ka detyruar këtë familje të kalojnë ditët në kushte mjaft të vështira. Shtëpia e cila ndodhet në fshatin Nihaja, të njësinë administrative Bërshitë, ndodhet vetem  31 km larg Tiranës dhe  4 kilometra nga rruga kryesore. 

“Jemi pa punë, marrim vetëm një ndihëm ekonomike 5 mijë e 700 lekë të reja. Dhe problem më të madh kemi shtëpinë që po na shembet dhe po na rrezikohet jeta,”- shprehet kryefamiljari Hoxha

Kjo familje po përballet me mungesën e kushteve elmentare të jetesës, ujit të pijshëm, të cilin e mbushin 200 metra larg shtëpisë së tyre.

“Ky është burimi i ujit që e mbushim me bidona. E kemi rreth 200 metra larg dhe e mbajmë në krahë për ta çuar në shtëpi” shprehet kryefamiljari Hoxha

Çdo orendi përreth është e vjetër, ndërsa të ardhurat, janë shumë të pakta, vetëm pesëmijë e shtatëqind lekë të reja, ndihmë ekonomike në muaj.

“Ketu gatuj bukën për kalamajtë është shpuar e gjitha edhe rrobat i laj me dorë, nuk i  mund dot”, shprehet Drita e zonja e shtëpisë, ndërsa i zoti i shtëpisë tha se: “Elektroshtëpiake nuk kemi përveç frigoriferit dhe ky rri më shumë pa punë pasi nuk kemi çfarë të fusim brenda”.

Sfida më e madhe e kësaj familje është mbijetesa dhe gjetja e një mënyre për të krijuar një të ardhur. Kryefamiljari Fadili dhe bashkëshortja e tij Drita, nuk kanë asnjë mundësi punësimi për të ju dhënë fëmijve të tyre një jetesë normale. I zoti i shtëpisë, shprehet se pavarsisht gjendjes jo të mirë shëndetsore ka kërkuar punë herë pas here, por si pasojë e fizikut të dobët nuk e punsojnë, me pretendimin se Fadilit i duhet një javë për ta mbaruar një punë , ku të tjerët e mbarojnë brënda ditës.

"Nuk na marrin në punë ,sepse na thonë se ti nuk ke mundësi të punosh. Je shumë  i dobët dhe atë që e bën tjetri për një ditë, ti do një javë e nuk e bën", shprehet kryefamiljari Hoxha

Sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, problemet me zemrën e vajzës 16 vjeçare, Rovena dhe e vetë kryefamiljarit e kanë vështirsuar më tepër gjendjen e tyre financiare. Sipas të zotit të shtëpisë vizitat e tyre në spital duhet të jenë të herë pas hershme, sidomos ato të së bijës. 

"Gocën e madhe e kam me shumë probleme. Ka probleme me zemrën" , shprehet Drita e zonja e shtëpisë.

“Ajo ka probleme me një valvul te zemra. Ka nevojë për ilace dhe nuk e ka zhvillimin e duhur.  Mjekët më kanë thënë  se është tre vjet me vonesë nga sa është normalja,”- tha kryefamiljari Hoxha

Ndërsa e kryefamiljarja  Drita, shprehet se pengu më i madh i saj është një shtëpi e re ku më pas, shton ajo, do të vdiste e qetë. Drita thotë se ka frikë se fëmijët mund të ngelin në qiell të hapur, pasi një pjesë e murit është plotësisht e shembur. 
 

Sinkron: “Kush të dojë të vendose dorën në zemër, vetem për kalamajt e mij, sdua jetë, vetëm dua shtëpi për kalamajt, dua një shtëpi për ta dhe sdua të jetoj më,  sepse  nuk po e përballoj dot. Ska më keq se puna ime”. shprehet Drita e zonja e shtëpisë

Ndryshe nga fëmijët e tjerë që kanë ëndrra për të pasur lodra, dëshira e vetme e këtyre fëmijëve është të kenë një strehë të ngrohtë, veshmbathje për mos ta ndjerë të ftohtin dhe ushqime  që gjumi mos i zërë të uritur.

“Të gjitha shoqet e mia vishen mire, i kanë të gjitha kushtet e mira. Duam një shtëpi të re si gjithë fëmijët e tjerë . Ne skemi bukë as kushte, duam një shtëpi të re dhe një lavatriçe, pasi mami i lan me dorë rrobat”.

Tek kjo familje e harruar prej çdo institucioneve, thotë se askush deri më sot nuk ka trokitur në derë për ti ndihmuar përveç disa ndihmave modeste të ardhura nga bashkëfshatarë dhe qytetarë të ndryshëm.

“Për mua është e pamundur të riparoj apo ndërtoj një shtëpi sepse me zorr po blej një thes miell për bukë . Kjo shtëpi ka dal e pa banueshme këtu nuk rrihet më dhe kush ka mundësi të veje dorën në zemër për të na ndihmuar”. shprehet kryefamiljari Hoxha. 

Kërkesa e vetme e familjes Hoxha është ndaj njerzve që kanë mundësi dhe institucioneve që ti ndihmojnë për tu bërë një shtëpi të re, ku mos të kenë më frikë sesi do i gjejë mëngjesi i ditës tjetër.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat