Në punë ditën, në burg natën, Kuvendi me ligj të ri për të dënuarit nën 2.5 vjet

Në punë ditën, në burg natën, Kuvendi me ligj të ri për të dënuarit nën 2.5 vjet

Kuvend

Në Kuvendin e Shqipërisë, është hedhur në tavolinë një ndryshim në ligjin për trajtimin e të burgosurve, e cila synon tu japë më shumë mundësi dënimeve alternative dhe përdorimit të “burgjeve të hapura”.

Ky regjim, aplikohet aktualisht kur të dënuarve ju ka ngelur 6 muaj dënim për tu kryer, me kusht që ata të kenë një kontratë pune. Ky sistem me qëllime rehabilitimi e detyron të dënuarin, që ditën të punojë e në darkë të vijë të flejë në burg.

Sipas të dhënave, rezulton që kjo formë të jetë aplikuar shumë pak, çfarë ka bërë që burgjet të jenë të mbipopulluara. Ndaj, kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Nasip Naço, ka propozuar ndryshime ligjore, të cilat, lejojnë që kjo e drejtë të mos jetë vetëm për ata të dënuar me më pak se 6 muaj burg, por ta kenë edhe ata që kanë dënime deri në 2 vjet e 6 muaj.

“Institucioni i hapur është institucioni ne te cilin, i dënuari kryen dënimin me mbikëqyrje me perimetër sigurie minimal dhe nuk mbyllet ne qelitë e burgut,”-thuhet në dokument.

Propozuesi Nasip Naço, po ashtu ka propozuar ndryshime ligjore që rregullojnë formën se si shpërndahen të burgosurit, sipas rrezikshmërisë së tyre, dhe viteve të dënimit.

Kështu, nëse ky draft do të miratohet, ata që dënohen 5 vjet, do të qëndrojnë në burgje të sigurisë së zakonshme.

Përjashtimisht nga parashikimet e mësipërme Komisioni i Vlerësimit te Rrezikshmërisë se te Dënuarve vendos kalimin e te dënuarve nga një institucion i sigurisë se larte ne një institucion te sigurisë se zakonshme me kërkesë te drejtorit te institucionit, te dënuarit ose te përfaqësuesit te tij 1igjor ku ekzekutohet vendimi ndaj te dënuarit, ne rast se i dënuari ka kryer jo me pak se 2/3 e dënimit.

 

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aqif Kopertoni: 08/01/2025 08:51

    Në Zvicër ky sistem është normal por në kushtet e Shqipërisë së korruptuar nuk e besoj që do të funksionoj....

    Përgjigju
  • Iris: 08/01/2025 03:49

    Diten ne pune,naten ne burg dhe ne midis,ne drejtim te paditur!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Padova/ Telefonata e fqinjit tradhton bandën e ‘skifterëve’ shqiptarë, 3 të arrestuar gjatë grabitjes me kapuçë dhe kaçavida!

Padova/ Telefonata e fqinjit tradhton bandën e ‘skifterëve’ shqiptarë, 3 të arrestuar gjatë grabitjes me kapuçë dhe kaçavida!