'Në Rinas akoma t'i krehin valixhet', gazetari publikon denoncimin

Aeroporti i Rinasit duket se nuk ofron aspak siguri për bagazhet e pasagjerëve dhe kjo jo për faktorë të jashtëm, por për shkak të vetë punonjësve. Gazetari, Fatos Mahmutaj, i cili gjatë 21 janarit, ka publikuar denoncimin e një miku të tij, i cili thotë se valixhja e tij "ishte krehur mirë", por nuk i kishin vjedhur gjë, kjo sepse mesa duket nuk ka pasur asnjë send që të jetë vlerësuar si me vlerë për ata që e kanë kontrolluar.

"Sapo më tha dikush që mbërriti rreth një orë më parë në Rinas, valixhen ia kishin krehur mirë, por gjë nuk i kishin vjedhur, ndoshta për faktin që nuk kishte asgjë me vlere. Ende vazhdojnë me vjedhje aty ne Rinas!!!!???? Sikur u arrestuan ca para një muaji", shkruan Mahmutaj.

Rreth katër muaj më parë kanë rënë në pranga pranga 2 punonjës të ngarkim -shkarkimit të bagazheve në Aeroportin e Rinasit dhe ka vënë nën hetim 2 të tjerë pasi akuzohen se vidhnin bagazhet e udhëtarëve. Ata akuzohen për pesë vjedhje të ndodhura në Aeroportin e Rinasit, nga ku u sekuestruan edhe 4550 euro të humbura nga një pasagjer.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Riku: 22/08/2019 22:47

    O fatos a na ha i mut. Rri e laj pjatat aty ku je mos u merr me llafe kafenesh. Mhautin fatos e kena çun danoç

    Përgjigju
  • Kamera: 22/08/2019 22:03

    Perse nuk vendosin nje kamera tek pjesa e bagazheve???

    Përgjigju
  • Lavdosh: 22/08/2019 18:50

    Sa per dijeni: nqs autoritetet portuale gjate skanimit dyshojne per ndonje artikull te jashtelighshem, ata hapin dhe kontrollojne bagazhet. Kjo eshte normale dhe nuk ka pse njerezit bertasin sikur eshte fundi i botes. Dhe e dyta: ku eshte lajmi ketu?

    Përgjigju
    • Elton: 23/08/2019 14:46

      Nese autoritete duhet te kontrollojne valixhet ti hapin perpara pronarit te valixhes. Jo fshehurazi. Por sot ka skaner dhe kur udhetuesit zbresin ne tirane nuk vine nga xhugla por nga vende ne te cilat ne hipje Kontrollon me skaner.

  • Agjenti: 22/08/2019 18:42

    Normal si te punesosh ne Rinas katunaret e zones ngjarje do kete perhere.

    Përgjigju