Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar pas përfundimit të mbledhjes së aleatëve në selinë blu se në fokus të axhendës së opozitës do të jetë intregimi i vendit. Kryemadhi tha se protesta do të ketë por nuk ka la të kuptohet se aleatët kanë vendosur një datë për të protestën e radhës. Ajo tha se zgjidhje për integrimin e vendit do të ishte largimi i Edi Ramës, por nuk përkufizoi këtë si një kusht.
"Nuk është me axhendë politike por ka të bëjë me integrimin europian. SHBA kanë qenë partnerët tanë dhe na orienton dhe ne si opozitë. 9 kushtet e Bundestagut tregojnë se Rama largon vendin nga BE. BE e vendosi Ramën përballë përgjegjësisë. Maqedonia u ndëshkua nga mos lëvizja e qeverisë shqiptare për kushtet e vendosura nga BE. Ne e kemi shtrirë dorën për reformën zgjedhore pa të cilën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. ne nuk duhet të bëjmë më asnjë hap të gabuar. Ne duhet të jemi të gjithë në një pikë në zgjedhjet e reja që do të rrënojë këto mure kaq të larta që Rama ka ngritur. E ardhmja e Shqipërisë është BE. Rama me paturpësinë më të madhe. 99% e shqiptarëve duan të jenë pjesë e Europës sepse janë në Europë. Ka një dritë jeshile, janë 9 kushtet e Bundestagut. Unë mendoj dhe jam e bindur që gjërat do të ecin përpara. Besoj dhe jam i bindur që duhet të qëndrojmë bashkë për të zgjidhur krizën politike. Top Channel keni vetëm hallin e protestave. Kjo është një pyetje që e bën vetëm Edi Rama. Një protestë duhet ta bëjnë gazetarët sepse është e rëndësishme të dimë kush janë shkaktarët. Protestat janë në fokusin tonë. Sot në këto dy vjet, jemi minus 17 mln euro në importe, duke bërë që të dominojë prodhimi i huaj mbi prodhimin vendas. Ajo që është më e rëndësishme është që ne duhet t'i themi shqiptarëve të vërtetën. Protesta do ketë, ato nuk janë me axhendë por me organizim. Në axhendë kemi integrimin e vendit në BE. Protesta do të ketë nga më të ndryshmet. Ka një zgjidhje, që të largohet Edi Rama. Megjithatë i kemi çuar një platformë me 5 pika, të shohim reagimin dhe më pas do të vazhdojmë me hapat e tjerë. Protesta dhe aksioni politik është shumë i qartë, integrimi i Shqipërisë në BE. Kështu do të vijnë. Rama ka treguar që ka ndjenjat e skizofrenisë. Me një skizofren do të dinë si të sillen vetëm doktorët", u shpreh Kryemadhi.
Lajmi kryesor:
Kryemadhi: Maqedonia e Veriut kishte plotësuar kushtet për hapjen e negociatave, u ndëshkua nga Shqipëria
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.9%
-
Jo
53%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 2058
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20
-
Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës
24 Nëntor, 12:13
-
Kushërira e Kryemadhit shkon në gjykatë për të mbrojtur të birin, Ardian Kona: Është ‘viktimë’ ka firmosur pa dijeni për 13 mijë metra katrorë tokë në Gjirin e Lalzit
22 Nëntor, 13:13
-
Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, 'arrest me burg' ish-kreut të Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona i afërm i Monika Kryemadhit
22 Nëntor, 11:35
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
Spahiu: Meta dhe Monika duhet ishin larguar vetë nga politika në 21 Janar pas videos me Dritan Priftin
20 Nëntor, 17:56
-
Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, me letra false, arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona, i afërm i Kryemadhit! U zbulua nga përgjimet (EMRAT)
20 Nëntor, 16:38
-
Basha për situatën në vend: Kryeministri me fjalor ‘Noc Rroku’ mbushi Parlamentin me Çyrbet e tij, antimodeli i një shoqërie ku ka pllakosur dhuna dhe arroganca!
20 Nëntor, 15:16
-
GJKKO sekuestron 2 vilat e Monika Kryemadhit dhe të ëmës tek rezidenca VIP e 'Kodrës së Diellit' në Tiranë! Pjesë e hetimit për lobimin në SHBA e dosjen CEZ-DIA
20 Nëntor, 15:10
-
Afera CEZ- DIA e lobimi në SHBA, Apeli i GJKKO-së lë në burg Ilir Metën, s'ndryshon masën as për Kryemadhin! Monika: SPAK, 34 fashikuj me falsifikime, heq dorë nga politika! Me Ilirin s'ka më kthim pas
19 Nëntor, 16:34
-
Krimet në vend, Basha: Pasqyrë e degradimit të sigurisë, Rama erdhi në pushtet me mbështetjen e krimit
19 Nëntor, 15:22
-
Lobimi në SHBA dhe dosja CEZ-DIA/ Kryemadhi shkon në SPAK me vajzën: Erdha të lexoj fashikujt! Nesër Apeli i GJKKO-së vendos për dhe për Metën! Presidenti i PL-së: Mos protestoni (VIDEO)
18 Nëntor, 13:13