Negociatat në 2019, Basha: Përballje, do të çlirojmë Shqipërinë nga Rama

Kryetari i PD, Lulzim Basha në një dalje për mediat nga selia blu deklaroi se Këshilli i Europës nuk e mori në shqyrtim çështjen e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe se as në 2019 nuk ka asgjë të sigurt.

Për Bashën mos hapja e negociatave ka një fajtor të vetëm, që sipas tij është Edi Rama. Lideri i PD nuk dha detaje se cili do të jetë aksioni opozitar në vijim, por theksoi se do të ketë një përballje sikur e cilësoi ai me të vërtetën për ta rikthyer Shqipërinë në rrugën e integrimit.

Dua të nis konferencën duke thënë të vërtetën. Shqipërisë nuk i janë hapur negociatat, nuk ka as vendim, as datë. Këshilli Europian nuk do ta shqyrtojë fare nesër cështjen e negociatave dhe këshilli i punëve të përgjithshme e ka shtyrë të paktën për një vit. Për të mbërritur deri te vendimmarrja, do të ketë një tjetër raport për përmbushjen apo jo të kushteve, tjetër diskutim nga parlamentet e këtyre vendeve. Është thënë që Shqipëria ka mundësi ti hapë në qershor 2019 nëse plotëson kushtet. KiE nuk e shqyrton fare nesër. Në vijim duhet të reflektojmë thellë për hapat që duhet të hedhim për një kthesë themelore në politikë dhe qeverisje për perspektivën europiane. Mos hapja e negociatave është refuzim i Ramës, Ballës, Tahirit, Xhafajt. U rrëzua politika e fasadave dhe gënjeshtrave. Po të ishin ndjekur këshillat e deputetëve gjermanë sot do të ishin hapur negociatat, por Rama zgjodhi interesat e drogës dhe krimit. Rama nuk ka për të plotësuar asnjë kusht as në 2019. Ka vetëm një rrugë, të përballemi me të vërtetën. Ne emër të PD, siguroj shqiptarët, se opozita do të bëjë gjithçka për të çliruar nga kjo e keqe e madhe, që të realizojmë anëtarësimin në BE.

Lulzim Basha

Në deklaratën para mediave Basha nuk i kurseu sulmet edhe për ambasadoren e BE, Vlahutin dhe atë të SHBA në Tiranë, Donald Lu që vlerësuan vendimin e Këshillit dhe përgëzuan Shqipërinë.

Nuk komentoj fare deklaratat e diplomatëve në Tiranë. Dështimi i sotëm është dështim edhe i atyre që dhanë dëshmi të rreme, u bën njësh me propagandën e Edi Ramës. Nuk panë drogën, nuk panë krimin, nuk panë korrupsionin. Kjo është fatura e gënjeshtrave dhe mashtrimeve me të cilat përballemi sot, pavarësisht nga vijnë dhe kush i bën

Lulzim Basha

Liderët e BE vendosën dje në Luksemburg se negociatat për Shqipërinë do të hapen në qershorin e 2019, ndërsa kanë lënë një vit kohë për të realizuar disa nga reformat kyçe, kryesoja ngritja e SPAK-ut.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Demokrati: 29/06/2018 19:20

    ike dhe mbytu ne lume o gje e trashe po tere jeten me genjeshtra do e kalosh o ke.ic. o shurravel vete per te pispillosur baluket je .J lerove pd*se e shkaterove me rrenje bere ate qe te tha saliu .

    Përgjigju
  • Roza: 27/06/2018 16:41

    Mos dil me ju lutem zoti Basha se na je neveritur me ate fytyre te zverdhur dhe jeshile nga xhozia e sukseseve te qeverise.

    Përgjigju
  • Zamir: 27/06/2018 16:16

    Shko mor HAJDUT andej , do na tregosh ti ne Shqiptarëve KORRUPSIONIN !!? Ti NUK je paraqitur akoma përpara DREJTÊSISË për 250 MILJON EUROT që GRABITE tek "RRUGA e KOMBIT" ! Ti LULI i PDsë je ARKITEKTI dhe REGJIZORI i MEGA VJEDHJEVE dhe SUPER GRABITJEVE që u janë bërë Shqiptarëve në kohën e PD KRIMIT dhe DROGËS ! Kurrë mos shkoftë SHQIPËRIA në BE , por KURRRRRË mos e pruftë KOKËN PD KRIMI dhe PD DROGA më në PUSHTET ishalla O ZOT , sepse juve jeni VRASËS , KryeHAJDUTË , TRADHTARË , KUSARË , BANDA me KILLERA me Pagesë që VRASIN kundërshtarë politikë ! MALLKUAR MALLKUAR qoftë PD bashkë me Soj dhe Sorollop ! E Pagofshi si mos më keq dhe sa më shpejt ishalla .

    Përgjigju
    • Fr: 28/06/2018 01:21

      Zamir mos genje jo 250 milion 230 ishin ato qe vodhi si ben dhe ti pse vrau 4 veta ne mes te sheshit pse shiti shqiperin mos te vi me ne pushtet.. kan ngelur dhe ca gjera akoma pa vjedhur ne duhet te jemi me zemer gjer se gjynah dhe ky duhet te mari dhe ca milion se i mbaroj ato ja mori sala

  • Tirona: 27/06/2018 15:35

    Co do ti negocjatat o ba... ti je me letra Hollandeze ti ke problem karrigen skeni punuar kurr per Popullin vetem na keni vjedhur na keni vrar.Ju me vila ne me kredi ju me super makina ne me abone kur gjejm.Far e keqe.

    Përgjigju
  • izmiri: 27/06/2018 14:28

    Po si more budalla vete ne holland dhe thua mos ja hapni negociatat? Kaq pa vlere je saqe per karrige shet edhe by...

    Përgjigju
  • limono: 27/06/2018 14:22

    .Ti je anti shqiptar dhe ke per te ngelur gjithe jeten tende ne opozite o Basha

    Përgjigju
  • Unë: 27/06/2018 14:00

    Shyqyr që Luli tha më në fund të vërtetën. E vetmja e vërtetë e besueshme që tha është "Në vijim duhet të reflektojmë thelle për hapat që duhet të hedhim për një kthesë themelore në politikë " deri këtu se për qeverisje për perspektivën europieane kismet mbas disa brezash ndoshta.

    Përgjigju
  • tonin: 27/06/2018 13:28

    aman lyl mos e li pas dore kete hapjen e negociatave,jemi ne doren tende

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg