Negociatat për Tiranën e Shkupin: Prapaskenat e një vendimi që është kthyer në reality show

Negociatat për Tiranën e Shkupin: Prapaskenat e një vendimi që është kthyer në reality show

Ka një tym më shumë sesa thelb në titujt e prodhuar pas samitit të ministrave të jashtëm të BE-së, ku Bullgaria vuri veton për Maqedoninë e Veriut që të mos hapte Konferencën Ndërqeevritare. Mediat shqiptare shkruan se Bullgaria bllokoi Shqipërinë, por në fakt ka qenë e kundërta, Sofja dha OK-in e fortë që të niste Konferenca Ndërqeveritare për Shqipërinë.

Më korrekt do të ishte se ose BE mban peng Shqipërinë për Maqedoninë e Veriut, ose Shkupi mban peng Tiranën.

Që në fundin e vitit të shkuar, kur pritej që Portugalia të merrte Presidencën e Bashkimit Europian, u bë e qartë se çështja e zgjerimit apo ajo e Ballkanit Perëndimor, ka më shumë gjasa të marrë jetë në gjashtëmuajorin e dytë të vitit 2021.

Pikërisht kur një vend Ballkanik të marrë presidencën e radhës së BE-së, e që bëhet fjalë për Slloveninë.

Por kësaj radhe, si në një efekt domino, vendet skeptike që kanë frenuar avancimin e Shqipërisë e Maqedonisë për të hapur negociatat; Franca, Danimarka e Sllovenia, i kthyen në “qingja” në mënyrë të beftë dhe rrëzuan të gjithë “murin” e dyshimit ndaj këtyre vendeve Ballkanike.

Ndaj dhe ministrat e Jashtëm e 27 vendeve anëtare që u mblodhën në takimin e General Afairs në Bruksel, nuk morën një vendim për të nisur Konferencat për Tiranën e Shkupit se nuk donte Sofja.

Madje zv.ministri i Jashtëm Bullgar, Rumen Alexandrov thjesht vuri veton e kapi në “befasi” kolegët e 26 vendeve të tjera. Sipas gjasave ishte thjesht një reality show, një telenovelë, e përgatitur sipas stilit të Endemolit, ku tensioni do të lihej deri në fund i lartë, e më pas “Vëllai i Madh” do të sillte zarfin e zi.

Bullgaria është prej dy muajsh pa qeveri dhe pa parlament. Pasi Parlamenti që u zgjodh më 4 prill të këtij viti u shpërnda, ngaqë nuk arriti dot të formonte qeveri as forca e parë e ish-kryeministrit Bojko Borisov, e as partia e dytë “Ka një Popull të Tillë” e analistit Sllafi Trifonov nuk tentoi të bëjë kabinet.

Ndaj Parlamenti u shpërnda për tu zhvilluar zgjedhjet e tjera më 11 korrik. Presidenti Rumen Radev, që i përket Partisë Socialiste, që u dërrmua në zgjedhjet e prillit, ku doli e dyta, vuri një koleg të tij si kryeministër, gjeneralin Stefan Yanev.

Qeveria e Yanev, as nuk i shkon në mendje që të vendoste për një çështje kaq të ndjeshme politike në vend siç ishte rasti i Maqedonisë para zgjedhjeve. Ndaj, duket se është lënë për qeverinë e ardhshme, me shpresën se nga sjellja “patriotike” socialistët shpresojnë të mos shkojnë kovë pusi, siç shikohet nga sondazhet.

E gjithë ky “spektakël” pritej nga të gjithë ata që e dinin çfarë do të ndodhte, por Holanda, Franca e Danimarka e lanë që “I keqi” kësaj radhe të ishte në Sofje dhe një gjeneral brigade artilier, që drejton qeverinë bullgare.

Gjithsesi, duhet thënë se realisht e keqja ka kaluar për Shqipërinë, ngaqë Holanda dhe Franca e kanë dhënë “PO”-në e tyre politikë së bashku me Danimarkën dhe kjo nuk kthehet mbrapsht.

Paz zgjedhjeve edhe Bullgaria do të ndryshojë vendim, pasi të marrë një formë marrëveshje me Shkupin për të marrë disa detyrime për kontestimin që palët kanë.

Sa për info: Maqedonia e Veriut ka të njëjtin hero kombëtar si Bullgaria dhe të njëjtet krenari kombëtare e rilindje intelektuale që nga Goce Dellçevi(një lloj Abdyl Frashri ynë) e Kirili dhe Metodi që shpikën alfabetin cililik që cilësohet si nëna e të gjithë gjuhëve sllave.

Në fakt vendimet e rëndësishme për Ballkanin janë marrë kryesisht nga presidencat ballkanike të BE-së. Një vit më parë, vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë u mor në mes të pandemisë në një samit online siç ishte ai i Zagrebit në Presidencën kroate.

E Procesi i Zgjerimit nisi në Supersamitin e famshëm të vitit 2003 të Selanikut në presidencën greke. Borisovi dështoi 4 vjet më parë gjatë presidencës bullgare si pasojë e kundërshtimit të Hollandës, Francës e Danimarkës. E pas këtij dështimi, Bullgaria nisi “hakmarrjen politike”.

Megjithatë, duhet thënë se ka një plan të hershëm që show i madh si për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, apo edhe për një plan për zgjidhjen e problemeve Serbi-Kosovë dhe atë të Bosnjë-Hercegovinës, të zgjidhen gjatë presidencës sllovene.

E cila pa marrë ende presidencën ka turbulluar ujrat me të ashtuquajturat “non Paper”. Kryeministri slloven Janes Jansha, ka qenë një nga intelekutorët kryesor të Edi Ramës në samitin e NATO-s në Bruksel, që duket se është biseduar pikërisht për agjendën mjaft ambicioze të vendit të zhvilluar Ballkanik, që synon të ketë edhe një peshë në politikën e Jashtme. 

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja