Shtëpia po i shembet mbi kokë, e rrethuar nga uji dhe pa asnjë përkrahje jeton 74 vjeçarja Qeriba Lazemetja në lagjen 1 maji të qytetit të Vlorës. Historia e saj është mjaft e trisht, pasi prej 15 vitesh askush nuk e ka kthyer kokën për të par se në çfarë gjendje jeton kjo e moshuar. Ajo nuk ka pension, por merr një ndihmë ekonomike prej 2500 lekë në muaj, gjë të cilat nuk i mjaftojnë për të blerë asnjë gurë për të çarë kokën, e jo më për të plotësuar nevojat me ushqime e ilaçe. Shtëpia e saj është e pushtuar nga uji, ndërsa drejtues të institucioneve shtetërore asnjëherë nuk kanë shkuar për të parë gjendjen e saj.

Kam 15 vite që jetoj në këtë gjendje, dy djem që kisha më kanë vdekur. I vogli tani bën 2 vjet që më ka vdekur, ndërsa djali i madh tani me 8 mars bën 20 vjet që ka vdekur. Të madhin ma vranë, ka qenë polic. deri tani nuk ka ardhur asnjë njeri të më shikojë” tha ajo.

Qeribaja kishte dy djem, por ata nuk jetojnë më, pasi njërin e vranë në krye të detyrës si polic (Bashkim Bitaj është vrarë në 1998) por askush nuk shkon për t’i dhënë një ndihmë si nënë dëshmori, ndërsa djali tjetër ka humbur jetë disa vite më parë. Ajo shprehet se nuk ka frikë nga vdekja, por nuk do të donte një vdekje të tillë.

Kaq e vështirë është këtu të jetosh, shpirti im e di që po jeton në këtë vend. Vetëm se vuaj sa nuk ka. Rri ulur gjithë natën e perëndisë. Në qoftë se me vjen për të fjetur, nuk fle dot, të keqën nëna, nuk fle dot. Nuk është puna se do bëhet qameti se po vdes unë, po pse të vdes me “adhap” (mundim). Unë e kërkoj vdekjen, ç’e dua këtë jetë?!”.

74 vjeçarja disa herë ka kërkuar ndihmën e shteti, por deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje! Nën mëshirën e fati ajo kërkon vetëm një dhomë për tu shtrirë e për të fjetur gjumë, pasi prej vitesh e moshuar gjumin e bën ulur, sepse nuk ka se ku të shtrijë këmbët. Me shpresë për një ditë të mirë, ajo kërkon ndihmë nga çdo njeri që ka mundësi për ta ndihmuar.nena deshmorit

Qeriba Lazemetja dhe djali Bashkim Bitaj, i rene ne krye te detyres ne 1998

d.b/shqiptarja.com