Pas dy javësh Angela nga Washingtoni i SHBA-së më në fund u përqafua me vogëlushen e saj, Ava.
Angela lindi vajzën e saj të dytë ndërsa ishte në gjendje kome pasi ishte prekur nga koronavirusi.
Mjekët vendosën të nxisin lindjen e fëmijës, pavarësisht se gruaja ishte vetëm në javën e 34 të shtatzënisë. Ajo përqafoi vajzën e saj dy javë pas lindjes dhe pasi rezultoi negativ në dy testet e fundit.
“Qaj se po mbaj vajzën time të vogël në duart e mia!”, shkruajti Angela krahas fotos së parë me të bijën.
"Arsyeja që unë kam një maskë është sepse të gjithë tani duhet të veshin një maskë”, shpjegoi ajo për pajisjet e saj mbrojtëse, duke shtuar se Ava po bëhet mirë dhe po kalon çdo ditë si kampione!
Lajmi kryesor:
COVID prek 2.5 mln persona në botë/ Bilanc pozitiv në Itali...Ulet numri i viktimave dhe i të infektuarve! Në Florida rihapen plazhet




