COVID prek 2.5 mln persona në botë/ Bilanc pozitiv në Itali...Ulet numri i viktimave dhe i të infektuarve! Në Florida rihapen plazhet

 COVID prek 2.5 mln persona në botë/ Bilanc pozitiv në Itali...Ulet numri i viktimave dhe i të infektuarve! Në Florida rihapen plazhet

Shifrat e pandemisë Covid-19 që prej kohësh ka pushtuar globin vijojnë të rritën në çdo orë, duke e bërë këtë virus një nder sprovat më të vështira që ka kaluar bota. Në rang botëror deri në këto momente raportohen 2.340.539 të prekur nga Sars-Cov2, ose siç njihet gjerësisht, koronavirusi. Nga këta fatmirësisht 600,703 pacientë kanë arritur të fitojnë betejën me këtë virus, duke u shëruar e lënë spitalet ku po merrnin trajtim. Beteja nuk ishte e përballueshme për 160,539 persona të tjerë të cilët fatkeqësisht nuk ia dolën dhe humbën jetën.

Vendin e parë sa i takon numrit të të prekurve e mbajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 738923, nga të cilët u shënuan 39.015 viktima. Këto vende janë në krye të listës edhe përsa i takon numrit të viktima.

Në vend të dytë të listës botërore të pasojave të Covid-19 ndodhet Spanja. Shteti latin ka 194416 të infektuar, dhe nga këta 23277 kanë humbur jetën.

Italia fqinje edhe pse duket se ka një kurbë më të normalizuar, përsëri është e gjunjëzuar.  175,925 të prekur dhe 23,227 viktima e bëjnë këtë një prej shteteve më të goditura në botë nga pandemia.

Por pas Italisë nuk mbetet as Franca.  151,793 dhe 19,323 është bilanci i deritanishëm.

Gjermania  numëron 143,724 dhe   4,538 viktima, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar me 114,217 infektime dhe  15,464 që humbën jetën. Kina, vendi edhe ku u shfaq pandemia, ka rënë në klasifikimin botëror duke numëruar  82,735 pacientë të prekur dhe 4,632

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:12
Britani e Madhe, shpresë për vaksinën ndaj COVID-19! Testimet klinike priten të nisin në fund të javës së ardhshme

Britaninë e Madhe ku shkencëtarët mendojnë që deri në fund të javës që vjen të nisin provat klinike. Lajmi është publikuar në BBC, e cila citon profesoreshën e Universitetin e Oksfordit, Sarah Gilbert.

“Askush nuk është imunizuar deri më tani, por ekipit të saj iu dha leja, të fillonin rekrutimin e vullnetarëve”, ka thënë Gilbert, e cila ka theksuar se shpreson se testimet klinike do të fillojnë brenda ditëve të ardhshme.

“Ne jemi duke pritur të bëhen testet përfundimtare të sigurisë dhe të jepen miratimet përfundimtare”, i tha ajo BBC-së. Gilbert shtoi se studiuesve iu duhet mbështetje nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për përshpejtimin e prodhimit të vaksinës.

Britania e Madhe ka 115,314 të infektuar me koronavirusin e ri dhe 15,498 të vdekur.

Ora 19:41
Presidentja e KE-së: Përgjigjja ndaj COVID-19 paralelisht me plan rimëkëmbje ekonomike! Të gjejmë zgjidhje të zgjuara për të pushuar në verë

"Një përgjigje e suksesshme ndaj krizës shëndetësore ndaj koronavirusit duhet të shkojë paralelisht me një plan të rimëkëmbjes për ekonomitë tona"! Kështu është shprehur presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në një postim të saj në twitter ku është shprehur ndër të tjera “Ne kemi vënë në dispozicion fonde të konsiderueshme për të mbështetur sistemet shëndetësore, kompanitë dhe për të mbrojtur punët. Ka ende për të bërë dhe ne kemi nevojë për një Plan Marshall për BE-në, ka thënë ajo.

Ndërsa në një intervistë për ”Expresso Sunday”, Von der Leyen është shprehur se europianët duhet të gjejnë “zgjidhje të zgjuara” për të lejuar popullsinë të marrë pushimet verore përkundër pandemisë së koronavirusit. Presidentja e Komisionit Europian, tregoi optimizëm për të ardhmen e afërt ndryshe nga ajo e një javë më parë kur ajo sugjeroi që ishte akoma herët për të prenotuar pushimet.

“Unë mendoj se do të gjejmë zgjidhje të zgjuara për të kaluar pushimet verore. Ndoshta pak më ndryshe, me masa të tjera higjiene, me një distancë pak më shumë sociale, por ne do t’i gjejmë ato”, tha Von der Leyen. Sipas saj “është pozitive që vendet e BE-së kanë filluar të heqin masat kufizuese”, por paralajmëroi qeveritë se ”ato duhet të ecin përpara me kujdes, hap pas hapi dhe gjithmonë me vigjilencë”, ka thënë Von der Leyen.

Postimi i plotë i presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen
Ora 18:11
Bie kurba e infeksionit në Itali/ 433 viktima nga COVID- 19 (49 më pak se një ditë më parë) 2,128 të shëruar

Kurba e infeksionit në Itali ka pësuar sërish rënie ditën e sotme. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 433 persona, 49 më pak se një ditë më parë, duke çuar në total numrin e viktimave më 23.660. Shifra optimiste vijnë edhe nga të shëruarit! 2,128 persona janë shëruar, duke kapur shifrën e 47.055. Ndërkohë, sa i përket rasteve të reja në 24 orët e fundit janë raportuar 3 mijë e 47 persona.

Ora 16:29
Spanja si Shqipëria/ Pas më shumë se një muaji në karantinë, ditë të veçantë për fëmijët që të dalin nga shtëpia

Që nga data 14 mars, fëmijët në Spanjë kanë qenë të mbyllur në shtëpi, si masë parandaluese për përhapjen e COVID-19! Për këtë arsye, nisur edhe nga fakti që autoritetet shprehen se Spanja e ka kaluar kulmin e epidemisë, kryeministri Spanjoll, Pedro Sánchez tha se nga data 27 prill po shikohet mundësia që fëmijët të kenë një ditë të veçantë që të mund të dalin vetëm ata për të marrë ajër. Spanja ka më shumë se 20 mijë viktima dhe mbi 200 mijë të prekur, duke u bërë një nga shtetet më të prekura në Europë. Megjithatë, sipas Sánchez në javët në vijim po mendohet marrja e masave lehtësuese, duke qenë se numri i rasteve të reja nga dita në ditë po njeh një ulje. Detajet po diskutohen, tha Sánchez, por është e nevojshme që fëmijët të kenë mundësi që të dalin jashtë. Një masë të tillë lehtësuese, pra që i kushtohet një dite të veçantë për të dalë vetëm fëmijëve, e ka marrë edhe vendi i ynë.

Ora 16:01
15 mijë e 464 viktima nga COVID-19 në Britani/ Qeveria zgjati kufizimet deri me tre javë! Johnson drejt rikuperimit

Kryeministri britanik, Boris Johnson “po rikuperohet” pasi ishte i infektuar me koronavirus, theksoi një ministër i Shtetit dhe transmetoi udhëzimet e tij në qeveri në një moment kur Johnson është kritikuar për përgjigjen e tij për pandeminë e COVID-19. Dalë nga spitali një javë më parë, kryeministri po shërohet dhe është në humor të mirë”, deklaroi sot Michael Gove për stacionin televiziv Sky News. “Drejtuesi konservator 55 vjeç, ka pasur rastin të flasë me Dominic Raab, ministrin e Punëve të Jashtme që po e zëvendëson gjatë pushimit të tij. Ky i fundit i ka transmetuar udhëzimet e kryeministrit tek pjesa tjetër e qeverisë gjatë një videokonference sot në mëngjes”, theksoi Gove.

Britania e Madhe është një prej vendeve më të prekura në Europë nga COVID-19. “Numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit ka arritur në 15 464”, sipas një bilanci të fundit të komunikuar nga qeveria. Por këto bilance të përditshme të qeverisë janë kritikuar pasi ato përfshijnë vetëm vdekjet në spitale të pacientëve të testuar pozitivë, duke përjashtuar personat që kanë humbur jetën në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit. Organizmat përfaqësues të shtëpive të kujdesit për të moshuarit mendojnë se janë rreth 4 000 deri në 7 500 të vdekur në këto vende. Qeveria britanike zgjati me të paktën tre javë kufizimin e vendosur më 23 mars.

“Numri i të vdekurve mbetet shumë shqetësues”, theksoi Michael Gove. “Niveli i infeksioneve dhe vdekshmërisë janë duke u ulur, por ne nuk jemi plotësisht të sigurt nëse jemi tashmë në një trajektore në rënie”, kusht që qeveria ka vendosur para lehtësimit të masave kufizuese.

Ora 15:15
Trump: Kina do të përballet me pasojat nëse ka përgjegjësi të qëllimshme në COVID-19...Laboratori rrëzon akuzat

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se Kina do të përballet me pasoja të rënda nëse ka përgjegjësi të qëllimshme në pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19). “Nëse është gabim, është gabim, por nëse ka përgjegjësi të qëllimshme duhet të përballet me pasojat”, theksoi Trump duke iu referuar rolit të Kinës në pandeminë e koronavirusit të ri.

Ndërkohë Drejtori i laboratorit kinez, të akuzuar nga media amerikane si një burim i mundshëm i koronavirusit të ri ka hedhur poshtë kategorikisht çdo përgjegjësi.

“Është e pamundur që virusi të vijë nga ne”, deklaroi në një intervistë për televizionin shtetëror CGTN, Yuan Zhiming, drejtor i Institutit të Virologjisë të Wuhanit, qyteti epiqendër i pandemisë. Sipas pjesës më të madhe të shkencëtarëve, koronavirusi i ri me shumë gjasa është transmetuar tek njeriu nga një kafshë.

Një treg në qytetin e Wuhanit mendohet të jetë dhe vatra e koronavirusit sepse aty shiteshin kafshë të egra të gjalla. Por prania e këtij tregu disa kilometra larg këtij Instituti të Virologjisë ka nxitur për muaj të tërë hipotezat e një rrjedhjeje të virusit nga këto struktura të ndjeshme. “Ne e dimë qartë se cilat lloje të kërkimeve janë realizuar në institut dhe si menaxhohen viruset dhe mostrat”, shtoi drejtori i këtij instituti, i cili ka një laborator P4, një strukturë e sigurisë së lartë që strehon llojet më të rrezikshme të viruseve të njohura, si Ebola.

Sipas Washington Post, ambasada e SHBA-së në Pekin, pas disa vizitave në institut, paralajmëroi autoritetet e ShBA-së në vitin 2018 për masa sigurie të pamjaftueshme në një laborator që studionte koronaviruset nga lakuriqët e natës.

Ora 15:08
Austri, në verë hapje e kufirit për Gjermaninë (ka tregun më të madh në industrinë e turizmit)

Gjatë periudhës së verës, Austria mund të lejojë hyrjen e turistëve nga Gjermania dhe vendet e tjera që e kanë koronavirusin nën kontroll, deklaroi ministrja e Turizmit, Elisabeth Koestinger. Gjermania është tregu më i madh i klientëve për industrinë e turizmit në Austri, që numëroi më shumë se 30% të mbërritjeve të turistëve gjatë sezonit të verës së vitit të kaluar, sipas statistikave zyrtare.

Liria për të udhëtuar do të mbetet e kufizuar në muajt e ardhshëm. Megjithatë, nëse vendet janë në rrugën e duhur, si Gjermania, ekziston një mundësi e vërtetë për marrëveshje bilaterale”, theksoi Koestinger. Ministrja deklaroi se shumë austriakë do të konsiderojnë pushimet verore në vendin e tyre për shkak të pandemisë dhe jo në destinacione popullore si Italia apo Greqia. “Megjithatë, pa vizitorë të huaj, do të duhet të përballemi me humbje”, shtoi Koestinger.

Ora 14:51
Koronavirusi/ Në Florida rihapen plazhet! Njerëzit dynden në bregdet shpërfillin masat (VIDEO)

Pas kufizimeve për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, në Florida të SHBA u rihapën plazhet. Ishin me qindra njerëzit që pushtuan brigjet bregdetare, ndërkohë që janë treguar tepër të shkujdesur dhe kanë shpërfillur distancimin nga njëri-tjetri. Nisur nga kjo situatë guvernatori republikan Ron DeSantis i bëri thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat e vendosura. Edhe pas kësaj thirrje njerëzit nuk janë treguar të vëmendshëm dhe kanë vijuar të pushojnë si të ishte një ditë e zakonshme jopandemike. Plazhet e rihapura në Floridan e Veriut janë Jacksonville, plazhi i Neptunit dhe plazhi i Atlantikut.

Ora 14:13
Trump dhe qeveritarët përplasje për rritjen e testimeve të koronavirusit

1587299694_trumpguvernatoret.jpg

Tensioni midis Presidentit Donald Trump dhe qeveritarëve të vendit mbi testimin e koronavirusit është përshkallëzuar pasi të dyja palët vazhdojnë të mos bien dakort nëse zgjerimi shumë i nevojshëm i testeve të COVID-19  është përgjegjësi e shteteve apo e qeverisë federale.

Sipas CNN, pas një jave në të cilën drejtuesit e industrisë, guvernatorët, senatorët demokratë dhe aleatët paralajmëruan Trump dhe zv.presidentin Mike Pence që kombi nuk mund të kthehet në biznes-si zakonisht, pa një rritje të konsiderueshme të testimit në shkallë vendi, Trump fajësoi guvernatorët të shtunën për mos lëvizje të shpejtë për të rritur kapacitetet në shtetet e tyre.

Duke shtyrë përsëri këmbënguljen e Trump se qeveria federale thjesht duhet të shërbejë si një mbështetje për shtetet, disa guvernatorë kanë argumentuar se shpresa e Trump për rihapjen e ekonomisë nuk mund të ndodhë derisa të mos ketë testime adekuate në shtetet e tyre dhe se ata kanë nevojë për ndihmë federale për ta bërë atë.

Por gjatë një konference të shtunën në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti nuk lejoi guvernatorët që të ankohen se testimi është thjesht çështja më e fundit e koronavirusit që demokratët po politizojnë për të bindur amerikanët se Trump po keqpërdor situatën e koronavirusit.

Qeveritarët nga të dy anët e rreshtit po diskutojnë gjithnjë e më shumë idenë e Trump se testimi duhet të jetë përgjegjësia e tyre,  duke pasur parasysh se shpresa e Trump për një rihapje ekonomike do të varet nga kjo.

Ora 14:10
SHBA/ Nëna asimptomatike infekton 17 nga 18 fëmijët e saj me koronavirus
1587298329_nenakorona17femije.PNG

Një nënë e tetëmbëdhjetë fëmijëve infektoi aksidentalisht 17 fëmijë të saj me koronavirus pasi nuk e dinte që shte mbarëse e COVID-19.

Sipas Mirror, Brittany Jencik, nga Penfield, Nju Jork thotë se ajo ishte asimptomatike dhe e kuptoi se ajo e kishte kapur gabimin vdekjeprurës kur fëmijët e saj filluan të sëmuren.

Nëna e tetëmbëdhjetë fëmijëve në ShBA, disa prej të cilave janë të birësuar, tha që ajo filloi të ndjehej vërtet keq.

“Ishte e tmerrshme, kisha aq frikë sa asnjëherë më parë”, u shpreh ajo.

Zonja Jencik tha se kontaktuan me virusin rreth pesë javë më parë dhe se shtatëmbëdhjetë  fëmijët e saj jetojnë me të në shtëpi.

Ora 13:16
Fshati në Itali ku mund të shkohet vetëm me teleferik, një ndër vendet e pakta që nuk është prekur nga koronavirusi

1587296101_chamois.PNG

Perla e Alpeve të Luginës së Aostës në Itali, Chamois është një nga vendet e pakta që ku nuk ka raste të infektimit nga koronavirusi dhe as njerëz në izolim. 

Sipas “La Stampa”, fshati Valtournenche, i arritshëm vetëm me teleferik ka pak banorë, por gjithashtu ka miratuar masa të rënda kontrolli. 

"Ne kemi qenë të izoluar për më shumë se një muaj. Në fshat janë 60 banorë dhe 40 të ftuar, pronarë të shtëpive të dyta, të cilët pas festave të karnavaleve, kanë vendosur të mos kthehen më në Torino dhe Milano. Që nga fillimi teleferiku ishte manovruar: askush nuk mund të ngrihet, banorët mund të zbresin vetëm për arsye të arsyeshme shëndetësore”, thotë këshilltari i qytetit Mario Pucci.

Sipas tij, plotësimi i nevojave themelore nuk është problem.

"Pazari për ushqime në vend na siguron gjithçka që na nevojitet. Mjetet e shërbimit të Chamois janë aktivizuar për të shkuar dhe për të marrë ilaçet e nevojshme në farmacinë Antey-Saint-André. 

Komuna, përmes Mbrojtjes Civile dhe pazarit, dhuroi maska ​​dhe doreza për të gjithë për të shkuar me siguri në dyqan. Jemi në një oaz paqeje", ka shtuar ai.

Presidenti i Shoqatës së Operatorëve në Chamois, Antoine Casarotto është shprehur se kur dicka mungon porostitet në vendet e tjera.

“Nëse nuk do të kishim Pazarin, do të ishte një problem i madh. Menaxherët janë më të ekspozuarit për të garantuar një shërbim themelor për komunitetin. Nëse diçka mungon ne mund ta porosisim në Antey-Saint-André ose Châtillon dhe mallrat mbërrijnë me teleferik”, tha ai.

Ora 13:09
Nëna përqafon vajzën pas dy javësh, del negative pas testit të dytë të COVID-19

1587294647_nena1.PNG

Pas dy javësh Angela nga Washingtoni i SHBA-së më në fund u përqafua me vogëlushen e saj, Ava.

Angela lindi vajzën e saj të dytë ndërsa ishte në gjendje kome pasi ishte prekur nga koronavirusi.

Mjekët vendosën të nxisin lindjen e fëmijës, pavarësisht se gruaja ishte vetëm në javën e 34 të shtatzënisë. Ajo përqafoi vajzën e saj dy javë pas lindjes dhe pasi rezultoi negativ në dy testet e fundit.

Qaj se po mbaj vajzën time të vogël në duart e mia!”, shkruajti Angela krahas fotos së parë me të bijën.

"Arsyeja që unë kam një maskë është sepse të gjithë tani duhet të veshin një maskë”, shpjegoi ajo për pajisjet e saj mbrojtëse, duke shtuar se Ava po bëhet mirë dhe po kalon çdo ditë si kampione!

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pencionisti: 19/04/2020 15:59

    Nuk ka ed Rama ne Florida

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja