Nënë e bijë vodhën 84 mijë euro duke përdorur hotelin si karrem, gjykata liron vajzën, mbyll në burg të ëmën e kamarierin
Hoteli 'Lucas' në Xhafzotaj ku nënë e bijë vidhnin turistët
Vjedhja e 84 mijë eurove me karta të klonuara duke përdorur adresën dhe paisjen POS të instaluar pranë një hoteli me emrin “Lucas” në “Xhafzotaj”, ka çuar në burg dy persona, Blerina Gega dhe Mariglen Balliu. Vendimi është marrë ditën e djeshme nga gjykata e Durrësit e cila ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e tre personave Blerina Gega,vajzës së saj Silvana Gega dhe kamarierit Mariglen Balliu. Por ndryshe nga Balliu dhe Blerina Gega për të cilët gjykata vendosi masën e arrestit në burg, për Silvana Gegën trupi gjykues ka caktuar masën e “detyrimit për paraqitje”. Nënë e bijë menaxhonin prej majit 2019 një hotel dhe Bar-Restorant me emrin “Lucas” në Xhafzotaj të Durrësit.
Ky biznes në pjesën më të madhe të kohës ka qëndruar i mbyllur, ndërkohë nënë e bijë e kishin marrë me qira tek një person tjetër, me qëllimin e vetëm për të vënë në zbatim një skemë të ndërlikuar të vjedhjes së eurove. Pavarësisht se nuk kryente aktivitet, në dokumentacionin që Silvana Gega ka paraqitur në bankë dhe prokurori, tregonte se hotelin e kishin rezervuar persona nga Singapori, Kina, Italia etj. Lista e veprimeve te raportuara nga procesori i kartave dhe bankat e kartëmbajtëse, të cilat janë denoncuar si të klonuara arrin në total në shumën prej 84 mijë euro.
Nga kjo shumë është tërhequr nga Silvana Gega, shuma prej 59 mijë euro. Diferenca tjetër ka mbetur e pa prekur në llogarinë bankare të Silvana Gega, të hapur pranë një banke të nivelit të dytë në Durrës,Nga verifikimi i kryer në sistemin TIMS, ka rezultuar se asnjë nga klientët dhe kartëmbajtësit, nuk kanë hyrë në Shqipëri dhe nuk kanë qenë me pushime në hotel “LUCAS”.
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.8%
-
Jo
26.2%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 4217
Lajme të tjera
-
Shkodër, kryente manovra të rrezikshme me automjetin e vjedhur, arrestohet 37-vjeçari
25 Prill, 16:53
-
'Ne pastrojmë, ata bëjnë pis!' Ndoten kanalet kulluese, bashkia Durrës: Hedhin plehra nga dritarja!
25 Prill, 14:07
-
VIDEOLAJM/ Dështon arratisja e 20 të burgosurve në Venezuelë! Llogaritën gabim tunelin, dolën në zonën e gardianëve
25 Prill, 13:16
-
Komisioni për ‘TIMS’/ Report Tv siguron kërkesën drejtuar Rrumbullakut: Si u emërua Ervin Muça drejtor i IT në Polici?
24 Prill, 11:03
-
Amnistia penale, 15 të dënuar dhe të paraburgosur lirohen sot nga burgu i Fushë-Krujës
24 Prill, 10:36
-
‘Çipuri’, ish anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë vetëm pak ditë në qeli! Detajet si u lirua nga paraburgimi
23 Prill, 15:26
-
Pesë vite në pritje të rindërtimit, një grup banorësh në Durrës kërcënojnë me greve urie: S'kemi përgjigje për riforcimin e pallatit
23 Prill, 15:22
-
Durrës, Meta me delegatët e Konventës: Dëgjoj që Ilir Meta është bërë diktator! E thonë ata që nuk marrin as 20 like
22 Prill, 20:01
-
Durrës/ Rrëmbeu nipin 3-vjeçar, lihet e lirë gjyshja Bahrije Gjuni: E bëra nga dashuria, pas vdekjes së djalit doja ta rrisja vetë nipin
22 Prill, 15:40
-
Durrës/ Po trafikonte një automatik drejt Italisë, në pranga 66-vjeçari italian! Armën e kishte fshehur poshtë dyshekut në një rulot
22 Prill, 11:34
-
VIDEO/ Rrugëtim nëpërmjet teknologjisë në thesaret e Kullës Veneciane në Durrës
22 Prill, 10:04
-
VIDEO/ Mjegulla e dendur ‘mbulon’ aksin Thumanë-Vorë! Rinasi probleme me uljen e avionëve, shtyhen disa fluturime! Situata i kthehet normalitetit
22 Prill, 08:13
Po si ka mundesi me keta maloket, mire qe zbriten nga malet duke zaptuar toka e duke ndertuar pa plan e pa shije, por kane dhe tendenca kriminale! Kujtojne se kane kapur Ameriken dhe hapen si vaji ne lakra deri sa perfundojne ne burg.
PërgjigjuNe te gjithe Boten Specialists te IT. E kane ndrtuar punen e tyre ne shekuj ,,qe cfaredo lloje Kriminaliteti te zbulohet,sado te Inteligjente te jene hakerat e vjedhjeve te klonikitvte kartave..Cdo Krim len gjurme ne Kriminalitet..Inaiviteti i kujdo qe mendon,se i shpeton Krimeve .. Ceshtje kohe ,,te gjithe kush e provon,provon dhe Izolimin simbas Ligjeve ne fuqi.. Pastertia me Pune te ndershme ,,jetegjatesi ne Lirine e Jetes ..
Përgjigju