Nënë Vitores bëjini një dhomë më shumë
Shtepia e nene Vitores ne Bubq, e shembur nga termeti i 26 nentorit 2019
Nënë Vitores dhe bashkëshortit të saj iu është rrënuar plotësisht shtëpia në Bubq. Kujtimet e një jete të tërë, sakrificat e një pune të gjatë në kooperativë, ikën sa hap e mbyll sytë me tërmetin e 26 nëntorit 2019. Dy të moshuarit kalojnë ditët e ftohta në çadër në pritje të një zgjidhjeje, me ëndrrat për një shtëpi më të mirë.
Janë qindra shtëpi e mijëra fshatarë në kushte të tilla anembanë fshatrave të prekur nga tërmeti mu në zemër të Shqipërisë, që mund të kthehen në një burim e forcë ekonomike për veten dhe Shqipërinë, vetëm me shumë punë, sakrificë e mundim.
Bëjini një dhomë e një banjo më shumë në planin e ri për rindertimin e shtëpisë nënë Vitores. Pastaj, ministritë përkatëse, pushteti vendor të impenjohen si në një emergjencë kombëtare për të mësuar çdo fshatar si t’i mirëmbajë, të futen në rrjetin e turizmit lokal e botëror e të presin familje, çifte, të rinj në vende unikale, plot diell, gjelberim, ujë e natyrë të bukur.
Imagjinoni shtëpinë e re të nënë Vitores me një pamje aq të bukur mbi kodrat e buta, ajri i pastër, bagëtitë, pulat dhe gjelat dhe ushqim të thjeshtë, të pastër e të mirë. E gjithë Shqipëria që është përqëndruar të punojë në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, ka nisur të kërkojë të “arratistet” përherë e më shumë e të shplodhet pranë natyrës. Nëse fshatarët tanë do të kthehen në vatra mikëpritëse të vogla, mund të shndërrohen në minienergji e çmuar për ekonominë, por edhe për veten. Ata kanë një objektiv që do t’i bëjë të jetojnë më gjatë dhe më mirë, vendi do të ketë një energji të pashtershme pozitive.
xy/a.m./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bubq, shtëpitë e reja të rindërtimit pa ujë të pijshëm! Banorët mund të furnizohen vetëm me autobotë kundrejt pagesës
30 Korrik 2022, 20:41
-
U dëmtua nga tërmeti, shtëpia muze e Aleksandër Moisiut e kyçur prej 2 vitesh, Ministria e Kulturës: Restaurimi në një moment të dytë
13 Mars 2022, 22:16
-
Vuajtjeve të Asqeri Letit i vjen fundi, hyn në shtëpinë e rindërtuar në Laç: Do marr teshat, që sot do fle këtu! Përfundon procesi i shpërndarjes së çelësave për 522 familje
15 Shkurt 2022, 10:44
-
Riparimi i 4 pallateve në Laç, banorët: Punimet pa cilësi! Themelet s'janë hapur tamam! Kryebashkiakja s'e ka vënë ujin në zjarr
11 Janar 2022, 17:03
-
I dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, shembet me 20 kg eksploziv pallati në Durrës! Çahen muret e thyen xhamat e 8 banesave dhe 2 bizneseve përreth (VIDEO)
10 Janar 2022, 12:58
-
Rindërtimi/ 122 familje në Bubq futen në shtëpitë e reja, Rama: Reformë strehimi për ata që nuk blejnë dot shtëpi! Thirrje demokratëve: Nëse keni probleme me bravat bashkohuni me PS
29 Dhjetor 2021, 16:30
-
2 vite nga tërmeti, 1400 familje futen në shtëpitë e reja! U premtua të mbyllej në 2020, rindërtimi përfundon në 2022
26 Nëntor 2021, 22:36
-
Rindërtimi/ Zv.kryeministri Ahmetaj në ‘Pa Protokoll’: Ende 157 familje në çadra! Në vjeshtën e 2022 do të jenë akomoduar të gjithë
26 Nëntor 2021, 21:19
-
Nesër dy vite nga tërmeti i 26 nëntorit, Rama në Thumanë: Pas dy-tre ditësh nis shpërndarja e apartamenteve, brenda Krishtlindjeve shtëpitë individuale
25 Nëntor 2021, 15:38
-
Rindërtimi/Ahmetaj: Kanë përfunduar mbi 1 mijë banesa! 177 familje në çadra, brenda muajit japim 400 apartamente
10 Nëntor 2021, 18:49
-
Shpërndarja e shtëpive të rindërtuara pas tërmetit, shorti publik nis sot nga Bubqi! 102 familje marrin sot banesat e reja
10 Nëntor 2021, 09:50
-
Shembjet te '5 Maji'/ Pas protestave, banorët firmosin marrëveshjet, lirohet Bregu i Lumit
5 Nëntor 2021, 17:12