Astrit Patozi themelon 'Bindjen Demokratike', do të garojë në 30 qershor: S'kemi gjë për të fshehur

TIRANE-Astrit Patozi themelon partinë e re 'Bindja Demokratike'. Partia do të regjistrohet nesër në gjykatë dhe më pas në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (që është afati i fundit) për vendoret e 30 qershorit. Lajmin fillimisht për themelimin e partisë së re e konfirmoi për Report Tv Fabian Topollaj, anëtar aktual i këshillit bashkiak të Tiranës dhe i njohur si kritik i fortë i Lulzim Bashës.

"Bindja Demokratike' do marrë pjesë në zgjedhje. Unë do të jem anëtar i 'Bindjes Demokratike'. Po përgatisim dokumentacionin, nesër e dorëzojmë në gjykatën" tha ai. Ndërkohë që në mbrëmje nga ora 19:00-22:00, për tre orë në periferi të Tiranës themeluesit e partisë së re me në krye Astrit Patozin zhvilluan një mbledhje të gjatë për të vendosur piketat e fundit para zyrtarizimit nesër me dërgimin e 3 mijë firmave në gjykatë. Në takim ishin Leonard Olli, Fabian Topollaj, Ardian Kollozi dhe të tjerë. Pas takimit, Patozi pranoi nismën e re duke thënë se 'Nuk kemi asgjë për të fshehur, asgjë për të treguar sot. Do i komunikojmë nesër" tha ai.

Fillimisht u lakua emri i Rudina Hajdarit si kryetare e partisë, por vajza e Azem Hajdarit, aktualisht kryetare e grupit demokrat në Kuvendin e Shqipërisë e mohoi, ndërsa rezultoi se ishte Patozi pas projektit të ri politik. Pak kohë më parë ai ndërmori edhe një lëvizje për “Ringritjen e Partisë Demokratike”, që synonte demokratizimin e kësaj force politike. Patozi i njohur për divergjencat e forta me kryetarin aktual të PD-së, pritet që të mbledhë në subjektin e ri 'gardën' e vjetër që u largua nga Lulzim Basha para zgjedhjeve të qershorit të 2017, por edhe të zhgënjyerit nga lidershipi i partisë më të madhe opozitare në Shqipëri.

E ndërsa lideri demokrat Lulzim Basha është shprehur i vendosur që të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019, të cilat sipas tij nuk mund të mbahen pa opozitën, por vendos tre kushte për pjesëmarrjen, 'Bindja Demokratike' nesër regjistrohet për futjen në zgjedhjet lokale. Kjo është partia e parë që krijohet nga përçarja e demokratëve nga drejtimi i Lulzim Bashës.

Vendi ku po bëhet mbledhja e themeluesve të partisë Bindja Demokratike

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:57
Themeloi 'Bindjen Demokratike'/ Patozi: Nuk kemi asgjë për të fshehur

Mbrëmjen e sotme nga ora 19:00-22:00, për tre orë në periferi të Tiranës themeluesit e partisë së re 'Bindja Demokratike' me në krye Astrit Patozin zhvilluan një mbledhje të gjatë. Në takim ishin Leonard Olli, Fabian Topollaj, Ardian Kollozi dhe të tjerë. Pas takimit, Patozi pranoi nismën e re duke thënë se nuk kemi asgjë për të fshehur.

"Mirëmbrëma dhe faleminderit shumë për këtë vëmendje kaq të madhe. Iu kërkoj ndjesë që nuk ua shuaj dot kërshërinë, ne nuk kemi asgjë për të fshehur, por asgjë për të treguar sot. Nesër do të kemi një komunikim për të gjithë ju post-factum" tha ai.

Ora 20:23
Patozi udhëheq 'Bindjen Demokratike'/ Reagon Rudina Hajdari: Suksese, por nuk kam asnjë lidhje


Kryetarja e grupit demokrat në Kuvendin e Shqipërisë, Rudina Hajdari, që u përfol në fillim se do të udhëhiqte partinë e re 'Bindja Demokratike' ka reaguar pas lajmit pasditen e sotme se personi që do ta drejtojë do të jetë Astrit Patozi.  Ajo u uron suksese themeluesve, ndërsa shton se nuk ka asnjë lidhje me partinë e re që do të themelohet. 

"Duke i uruar suksese  përpjekjeve të çdokujt për demokratizimin e vendit dëshiroj të theksoj se pavarësisht lajmit që u përhap nuk kam asnjë lidhje dhe në vazhdim do të fokusohem tek puna dhe objektivat Grupit Parlamentar Demokrat" shkruan Rudina Hajdari. Në një tjetër postim në mesditë ajo shprehej se çdo forum i ri politik është një hapsirë për demokratizimin e politikës që ka lodhur shqiptarët për 28 vite (lexo ketu).

Ora 19:11
Themeluese e 'Bindjes Demokratike'? Kritikja e Bashës sqaron: Ja si është e vërteta


Endira Bushati ishte një nga emrat që u lakua në media si pjesë anëtarëve që po themelojnë partinë e re 'Bindja Demokratike'. Por në një reagim në faqen e saj në Facebook, ish-kryetarja e AMA-s dhe Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike e mohon. Ajo thotë se vijon që të jetë kundër mënyrës sesi Basha po e drejton PD-në, por sado që mundë të mbështesë projekte të reja është e fokusuar te karriera akademike dhe profesionale.

"Për shumë kohë, kam folur e shkruar mbi median dhe rolin e saj në Shqipëri, për mënyrën se si “shiten” lajme pa u verifikuar dhe pa më të voglën etikë profesionale....Ka rreth 2 orë që gazetarë, kolegë e miq, më njoftojnë se unë qenkam “themeluese” e një partie....Nuk po u vë faj për një arsye të thjeshtë: Është e vërtetë që unë jam shprehur kundër mënyrës së drejtimit të PDsë nga Lulzim Basha....

Vazhdoj t’u qëndroj të gjithave çfarë kam thënë që pas humbjeve të zgjedhjeve të 2017! Dhe kam pasur bindjen, që herët a vonë, vakuumi i krijuar në frontin opozitar do të plotësohej me forca të tjera politike....Por....(dhe ka një “por” të madhe)....Sado që unë, mund të mbështes apo përkrah, programe, njerëz, projekte....Më duhet të sqaroj se aktualisht jam tërësisht e fokusuar në karrierën akademike dhe profesionale...." shkruan ajo.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 23/04/2019 13:26

    Po nuk kapet per briresh te keqen e kesaj situate Sali Kriminelin dhe Ilir Floririn nuk keni bere asgje,e do shuheni shum shpejt.

    Përgjigju
    • Shunden-Bunden: 23/04/2019 18:05

      O popull!Po Monika a shkrihet shpejt thone se eshte esterike.

  • aqifi: 22/04/2019 23:59

    PO shyqyr mor se skemi parti fare. Rrofsh or titi. Ti do na nxjerresh ne selamet Merre lulushin e beje synet

    Përgjigju
  • Zgjebet: 22/04/2019 21:23

    Patoz suksese, por veshtire te kesh kur nuk ve gishin ne plage

    Përgjigju
  • Hahahaha: 22/04/2019 20:52

    Regjistrimi i partive në zgjedhjeve KQZ sqaron se afati ligjor për regjistrimin e partive politike për këto zgjedhje mbaron më datë 21 prill, kurse për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore në KQZ mbaron më datë 1 maj. Regjistrimi bëhet si gjithmonë pranë KQZ-së. Nëse partitë politike nuk respektojnë afatin e parë, ato nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë në zgjedhjet e datës 30 qershor 2019. Nëse nuk respektojnë afatin e dytë, ato nuk mund të konkurrojnë si koalicione zgjedhore”, vijon KQZ. Afati për antarët e KZAZ-ve ka mbaruar me 18 Mars.... Apo do ja numeroje qeveria votat

    Përgjigju
  • Mashtrimi i Ri: 22/04/2019 20:48

    Po si do rregjistrohet se nesër e dërgon në Gjykatë por duhen minimumi 15 ditë të rregjistrohet apo e ka vendimin në dorë. Nuk arrin të rregjistrohet për zgjedhje se nuk plotëson afatet..... Vazhdoni përhapni fake news...

    Përgjigju
  • Alban Fili: 22/04/2019 20:26

    Me ne fund doli njr PD me fgura te paperfolura.Suksese

    Përgjigju
    • Vlora: 23/04/2019 07:49

      Kollozi me shoke aksioneret e partise qe e hengren me Vendim Asambleje. Keta jane ata qe deshperimisht nuk munden te fryjne me shume se cmunden xhepat e tyre duke vjedhur...

    • Fitili: 22/04/2019 21:32

      Po e vertete te pa perfolurame Kollozin ahahahahah

  • Fredi: 22/04/2019 19:57

    Ore prap me Patozëri ? Hahahahahahaha!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen