Zgjedhjet në PD, krerët e degës Vlorë e Shkodër në ‘Pa Protokoll’: Nëse anëtarët që kanë aderuar tek Foltorja kanë dëshirë të votojnë, do t’i lejojmë

Partia Demokratike nesër zgjedhjet për kreun e ri. Kryetari i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana ka deklaruar se lista e anëtarësisë është tkurr në 25 mijë anëtarë për zgjedhjet, pasi nuk kanë llogaritur ata që kanë bërë fushatë për Rithemelimin.

Në një lidhje për emision ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, kreu i PD në Vlorë, Gjegji Nika tha se nesër do të lihen që të votojnë të gjithë anëtarët, edhe ata që kanë dalë nga krahu i Berishës. Ai thotë se Gjana ka folur vetëm për anëtarët aktiv, por thotë se nuk do të pengojën asnjë anëtar që kartën e anëtarësisë së PD që të votojë.

“Fryma është shumë e mirë, procesi është pritur shumë mirë. 1612 anëtarë ka lista e Vlorës, anëtarë aktiv që kanë votuar historikisht ka qenë nga 750-780. Çdo anëtar? Po patjetër. Gjana ka folur për anëtarët aktiv, listat e anëtarësisë i kemi aktiv, pasiv dhe emigrantë. Çdo anëtar aktiv? Patjetër që po. Ata kanë mbështetur kandidat bashkë fitojmë, se s’ka pas kandidat tjetër”, tha Nika.

Të njëjtën gjë thotë edhe kreu i PD në Shkodër, Xhevdet Amuli, i cili thotë se edhe anëtaret që kanë aderuar tek Foltorja do të lejohen të votojnë në procesin e nesërm nëse kanë dëshirë.

“Deri në këtë moment që flasim janë verifikuar 2200 anëtarë që kanë qenë aktiv gjatë gjithë fushatës së PD. Në Shkodër janë bërë dy palë zgjedhje brenda një viti kalendarik, 6 mars 2022 dhe 14 maji, ka qenë një anëtarësi që ka qenë stoike dhe s’ka lëviz nga kjo kauzë. Të gjithë janë anëtar të PD. ka shumë anëtarë që kanë lëvizur, PD vazhdimisht rri dhe ndjek anëtarët e vet. PD nuk ka larguar asnjë anëtar të saj, pavarësisht se ka anëtarë që kanë kontribuar tek kandidati i bashkë fitojmë. Pritshmëri jonë, janë 1200 anëtarë të PD që do marrin pjesë, që kanë deklaruar që do marrin pjesë në votim. Asnjë anëtar i PD, pavarësisht se ka aderuar te foltorja, nëse ka dëshirë të marrë pjesë në procesin e nesërm duhet të ketë kartën e anëtarësisë”, tha ai.

Një ditë më parë Këshilli Kombëtar i thirrur nga Bardhi mori vendimin për të pezulluar funksionin e Kryesisë së PD, pasi sipas Këshillit që prej datës 6 qershor, kur u vendos edhe hapja për garën për kryedemokratin e ri, ka marrë vendime në skelje të statutit. Pas përfundimit të mbledhjes, Bardhi tha se vendimet e Kryesisë janë nul dhe se sipas tij kanë falsifikuar edhe vulën. Zgjedhjet për kryetarin, krijuan një krisje të re në PD zyrtare. Pas Rithemelimit, Gazment Bardhi me grupin parlamentar të PD ju kundërvunë rikthimit të Lulzim Bashës, me argumentin se kthimi i tij do të pengonte bashkimin e PD.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?