New York Knicks i ndërpresin suksesin Lakers, Randle shënon 33 pikë

New York Knicks i ndërpresin suksesin Lakers, Randle shënon 33 pikë

Përballja Lakers - Knicks

Mëngjesin e kësaj të hënë me orën shqiptare, NBA në SHBA ka vijuar me ndeshjet e radhës. Seria e Los Angeles Lakers prej tre fitoreve radhazi në elitën e basketbollit amerikan u ndërpre nga Knicks. Lakers pësuan humbje befasuese nga New York Knicks, me këta të fundit që triumfuan me katër pikë diferencë 108-112. Ka qenë një duel shumë interesant me shumë rikthime në rezultat, por në fund ishin miqtë që morën fitoren.

Julius Randle ka qenë më i vlefshmi në parket për fitoren e Knicks, pasi e mbylli ndeshjen me 33 pikë, tetë kërcime e pesë asistime. Me lojë të mirë te Knick u dallua edhe R.J. Barrett me 30 pikë, pesë kërcime e dy asistime. Te vendasit më efikasi ishte D’Angelo Russell me 33 pikë e tetë asistime, por që nuk mjaftuan për fitoren e katërt radhazi.

Nga ana tjetër, Spurs humbën 90-102 kundër Thunder, teksa Pelicans mundën në shtëpi 127 - 110 Blazers.

Rezultatet:

Lakers 108 - 112 Knicks

Spurs 90 - 102 Thunder

Pelicans 127 - 110 Trail Blazers

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument