Nga 15 vite burg tek propozimet e Metës, PS zbut edhe më shumë dënimet për shkeljet e masave mbi COVID

TIRANE - Parlamenti i Shqipërisë i mbledhur në një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit miratoi sot mes të tjerash ndryshimet në Kodin Penal, që do të thotë se qytetarët që do të thyejnë urdhrat e vendosura nga qeveria nuk do të dënohen vetëm me gjobë, por edhe burg. Ndryshimet në Kodin Penal nga propozimi i parë në datë 9 prill deri në datë 16 që u miratuan sot pësuan shumë ndryshime rrugës. Fillimisht ishte Komisioni i Ligjeve që uli masën e dënimit të përcaktuar për thyerjen e karantinës dhe përhapjes me dashje të sëmundjes.

Por nuk u mbyll me kaq, pasi atëherë kur paketa u drejtua për në Kuvend për t'u miratuar u parapri nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pasditen e djeshme, ku Presidenti Ilir Meta propozoi sërish ulje të dënimeve. Shumica jo vetëm që mori në konsideratë propozimet por zbuti sërish dënimet në paragrafin e Kodit Penal që përcakton pasojat e rënda në rast të përhapjes me dashje të sëmundjes infektive që mbart. Të dy palët si Presidenti dhe PS-ja që e miratoi ranë dakord që nëse sëmundja përhapet me dashje dënohet 2 deri në 5 vite burg.

Por, e ndërsa kreu i shtetit propozoi që nëse përhapja e sëmundjes me dashje ka shkaktuar pasoja të rënda të dënohet 3 deri në 8 vite burg dhe nëse është shkaktuar vdekja e një ose më shumë personave të dënohet 5 deri në 10 vite burg, shumica në versionin përfundimtar e ka zbutur akoma më shumë. Drafti që miratoi parlamenti uli propozimin e Presidentit për dënimin maksimal 10 vite burg nëse nga përhapja e sëmundje është shkaktuar vdekja e një ose më shumë personave duke e lënë në 8 vite burg, gjithashtu ka  futur edhe përkufizimin e pakujdesisë duke e filluar dënimin nga gjoba.

 

Versioni final që miratoi sot parlamenti për dënimet në Kodin Penal (lexo ketu)
Gjobë ose burgim deri në 6 muaj nëse nuk zbaton urdhrat
Gjobë ose deri në 2 vite burg për bizneset që nuk zbatojnë urdhrat
Nga 2 deri në 3 vite burg nëse je ose jo mbartës i sëmundjes dhe nuk zbaton karantimin apo izolimin
Nga 2 deri në 5 vite burg nëse përhap me dashje sëmundjen mbartëse
Gjobë ose 2 vite burg kur kjo vepër penale bëhet nga pakujdesia
Nga 3 deri në 8 vite burg kur kjo vepër ka shkaktuar pasoja të rënda

Neni 242/1
Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë 

Moszbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me aktet ligjore apo nënligjore të nxjerra nga organet shtetërore, në funksion të gjendjes së epidemisë apo të zbatimit të masave të jashtëzakonshme, nga personi ndaj të cilit është dhënë më parë masë administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 (gjashtë) muaj.

Po kjo vepër, kur është kryer në ushtrim të aktivitetit tregtar, duke vendosur në rrezik shëndetin e njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 (dy) vit.

Moszbatimi i urdhrit të dhënë nga organet kompetente për karantinimin ose izolimin apo shkelja e rregullave të karantinës ose të izolimit, nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive, të cilit i është njoftuar  ky detyrim nga autoritetet shtetërore përkatëse, dënohet me burgim nga  2 (dy) deri në 3 (tre) vjet.

Neni 89/b
Përhapja e sëmundjeve infektive

Përhapja me dashje e sëmundjes infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin, nëpërmjet kryerjes së veprimeve apo mosveprimeve nga personi që është diagnostikuar si mbartës I sëmundjes apo nga personi që ka qëllim përhapjen e saj, dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 5 (pesë) vjet. 
Kur kjo vepër është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose burgim deri në 2 (dy) vjet. 
Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose është rrezikshme për jetën e njerëzve, dënohet me burgim nga 3 (tre) deri në 8 (tetë) vjet.

Propozimet e Presidentit (lexo ketu)
Gjobë ose burgim deri në 6 muaj nëse nuk zbaton urdhrat
Gjobë ose deri në 2 vite burg për bizneset që nuk zbatojnë urdhrat shtetërorë
Nga 2 deri në 3 vite burg nëse je ose jo mbartës i sëmundjes dhe nuk zbaton karantimin apo izolimin
Nga 2 deri në 5 vite burg nëse përhap me dashje sëmundjen infektive
Nga 3 deri në 8 vite burg nëse përhapja e sëmundjes me dashje ka shkaktuar pasoja të rënda
Nga 5 deri në 10 vite burg nëse nga përhapja e sëmundjes është shkaktuar vdekja e një ose më shumë personave

Versioni i miratuar nga Komisioni i Ligjeve (lexo ketu)
Gjobë deri në burg 1 vit kush nuk zbaton urdhrat shtetërorë
Gjobë deri në 3 vite burg kush thyen rregullin e karantinës
Burg deri në 5 vite kush përhap sëmundjen infektive Covid-19
Burg deri në 10 vite nëse infektimi shkakton pasoja të rënda
Burg deri në 15 vite nëse infeksioni shkakton vdekje

Versioni i parë i propozuar nga PS-ja (lexo ketu)
Gjobë deri në 6 muaj burg kush nuk zbaton urdhrat
Nëse shkelja përsëritet, shkon nga 30 ditë deri në 1 vit burg
Nëse nga thyerja e rregullave rrezikohet jeta ose shkaktohet vdekja e një personi 1-5 vjet burg
Kush shkel rregullat e karantinimit gjobë 700 mijë lekë, burg deri në 10 vjet
Nëse thyerja e karantinimit shkakton pasoja të rënda për shëndetin e njerëzve 3-10 vjet burg
Nëse personi që thyen karantinën është i infektuar dhe ia transmeton atë dikujt tjetër në 10 vjet
Por nëse nga kjo shkelje, shkohet në vdekjen e personit tjetër, dënimi është nga 5 deri në 15 vjet

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ami: 16/04/2020 23:12

    Degjova debatin e Rames me Murizin dhe Gjoni dua ti them qe te dyve perse kercejne si gjela a e dine keta te dy se ketu ne ShBA une jam sanitare ne spital ne zone te kuqe dhe a dine se vetem $3 ne ore me teper na japin na japin nje maske ne dite dhe nje rrobe te verdhe per ta veshur gjith diten prandaj mos i ngrini mendjen ati populli se kjo semundje eshte kolere Se ma mire buk that dhe kokat shendosh

    Përgjigju
  • Cezari: 16/04/2020 20:05

    Cfare populli kot qe jemi, perjashto Shkodren qe nuk i perulet ketyre krimineleve qe "qeverisin" se pjesa tjeter e sidomos jugu i lepijn bythen nga mengjezi deri ne mbremje. Popull bythlepires, pa pik dinjiteti.

    Përgjigju
  • Faisbe: 16/04/2020 18:23

    Sa vite burg do te shlyej likja per mitingun e 2 marsit?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë